fbpx

Arkitekt/e

Arkitekt/e

Arkitekt/e

Deri më: Feb 20, 2025

Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin.

Roli: Arkitekt/e

Departamenti i Arkitekturës

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti angazhohet për projektimin e godinave rezidenciale, industriale, studime pjesore urbanistike, plane të detajuara vendore (PDV) etj. Arkitekti do të përfshihet në të gjitha proceset e projektimit dhe zbatimit duke hartuar projektet referuar kushteve urbanistike buxhetet dhe kërkesat specifike të klientëve apo të shoqërisë. Arkitekti do jetë pjesë integrale e një ekipi profesionistësh dhe të bashkëpunojë me arkitektë, inxhinierë, inxhinierë gjeodet dhe inxhinierë zbatimi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • • Të hartojë projekte të mirë-detajuara nëpërmjet programeve kompjuterike të specializuara CAD (Computer Aided Design);
  • • Konsultohet me pjesën tjetër të ekipit lidhur me fisibilitetin, efikasitetin, funksionalitetin, sigurinë e objekteve që do të projektohen;
  • • Duhet të marrë parasysh faktorë si: kufizime e normativa ligjore, urbanistike, mjedisore dhe projekt buxhetet;
  • • Punon ngushtësisht me profesionistë të tjerë si inxhinierë strukturistë, inxhinierë zbatimi, menaxherët e projekteve, normistë;
  • • Të përgatisë raporte, dhe preventivët mbi projektet që do zhvillohen;
  • • Të përshtatë planet e projektet sipas rrethanave dhe të zgjidhë problemet që mund të shfaqen gjatë procesit të ndërtimit;
  • • Të koordinojë projektin arkitektonik gjatë gjithë fazave të projektimit/zbatimit edhe me disiplinat e tjera si projekti konstruktiv, projekti elektrik, projekti mekanik, projekti hidraulik, projekti i infrastrukturës, etj.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

Edukimi:            – Diplomë në Arkitekture.

Eksperienca:     – Eksperiencë pune 5 vite si Arkitekt.

Aftësi të tjera:

  • Të jetë i aftë të bëjë zbërthimin e detajeve arkitektonike dhe konstruktive në përputhje me specifikimet teknike dhe preventivat;
  • Të ketë aftësi kreativite dhe organizative;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup duke bashkërenduar punën me kolegët e tjerë;
  • Të ketë aftësi në ideimin dhe përgatitjen e projektit duke përfshire planifikimin urban, dhe projektimin arkitektonik;
  • Të punojë i pavarur në projektim;
  • Të ketë njohuri të avancuara kompjuterikë për programe të ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si:  AutoCad, 3DS Max, Revit Architecture, 3D Studio Viz, Adobe Photoshop  ose programe të tjera;
  • Gatishmëri për të përfunduar/ndjekur detyrat e dhëna dhe afatet e projektimit;
  • Njohuri të mira të standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;

Përfitimet:

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
  • Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
  • Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit.

Vlerësohen dhe kandidatët pa eksperiencën e afishuar nëse janë të apasionuar pas kësaj fushe duke shprehur kërkesën e tyre me anë të një letre motivimi.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.

Departamenti: Departamenti i Arkitekturës
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :