Furnitor

Progeen, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen eshte kompani inovatore dhe kërkon të aplikoj standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor, ku me pasionin mbi provesionin ju beson suksesin e çdo projekti.
Progeen si nje kompani inovatore ka të bashkëlidhur një repart mekanik për prodhimin e elementëve prej metali në shërbim të objekteve që projekton dhe zbaton. Ky repart është në shërbim të sipërmarjes ndërtimore dhe ka në përberje të tij makineri me kontroll numerik metal prerëse dhe përpunuese.
Roli: Furnitor
Departamenti i Logjistikës
Vendndodhja: Tiranë
Përgjegjësitë:
- Bën kërkime dhe analizë tregu për të siguruar materialet e nevojshme për realizimin e projekteve të shoqërisë;
- Kryen furnizimin me materiale në kohë reale, duke garantuar ecurinë normale të punëve;
- Sigurohet që materialet e përzgjedhura të jenë me çmime dhe cilësi optimale, dhe në përputhje me standardet e projektit;
- Menaxhon inventarin e materialeve në bashkëpunim me Magazinën Qendrore;
- Komunikon në mënyrë periodike dhe me drejtuesit e projekteve për të siguruar që furnizimet të bëhen në përputhje me nevojat dhe afatet e projekteve;
- Raporton mbi ndryshimet e çmimeve në treg dhe mundësitë e zhvillimit të tregut;
- Përgjigjet për çdo situatë apo problem që ka lidhje me furnizimin me materiale.
Kualifikimet:
- Eksperiencë e mëparshme në furnizimin e materialeve për projekte ndërtimore;
- Njohuri mbi zhvillimet dhe tendencat e fundit të tregut;
- Energjik dhe proaktiv, i angazhuar plotësisht për të siguruar furnizim të saktë dhe të shpejtë;
- I aftë për të komunikuar në mënyrë të qartë dhe efektive.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit.
Vlerësohen dhe kandidatët pa eksperiencën e afishuar nëse janë të apasionuar pas kësaj fushe duke shprehur kërkesën e tyre me anë të një letre motivimi.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”