Inxhinier/e Hidro-Mekanik (në zbatim)
Progeen Shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen Sh.p.k janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen Sh.p.k ndodhet me seli në adresën: Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Shkalla A, Kati I, Tiranë, Shqipëri.
Pozicioni: Inxhinier/e Hidro-Mekanik
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Hidro-Mekanik koordinon të gjitha shërbimet mekanike, gjatë fazës së ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit në objekt. Mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ të përfshira në projekt. Planifikon, organizon, dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndjek fazat e projektimit të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ në të gjitha fazat.
- Ndjek ecurinë e punimeve të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ në të gjitha fazat dhe koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
- Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e grupeve të ndryshme instalatore për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
- Përgatit gjithë dokumentacionin e duhur për marrjen në dorëzim të punimeve të realizuara për sistemet hidro-mekanike dhe MNZ;
- Përgatit gjithë dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në
- institucionet përkatëse qëndrore apo vendore;
- Identifikon tregun e materialeve dhe të grupeve të ndryshme instalatore vendas ose të huaj dhe harton koston e instalimeve të punimeve të sistemeve hidro- mekanike dhe MNZ;
- Harton dhe kontrollon situacionet mujore dhe progresive, mirëmbajtjen periodike të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik;
Kualifikimet dhe Kërkesat:
Edukimi: – Diplomë në degën Inxhinieri Hidro-Mekanike;
Eksperienca: – Eksperiencë pune + 5 vite në (HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes);
Aftësi të tjera:
- Kompetencë në projektim, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ;
- Aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet teknime si dhe aftësi komunikimi ndërpersonale;
- Njohuri në proçeset dhe materialet e sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe në menaxhimin e kostove;
- Eksperiencë në CAD dhe MS përbën avantazh;
- Eksperiencë në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ.
Përfitimet:
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
- Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
- Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
- Paga konkuruese në treg
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”