fbpx

Inxhinier/e Hidro-Mekanik (në zbatim)

Inxhinier/e Hidro-Mekanik (në zbatim)

Inxhinier/e Hidro-Mekanik (në zbatim)

Deri më: Oct 25, 2024

Progeen Shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen Sh.p.k janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen Sh.p.k ndodhet me seli në adresën: Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Shkalla A, Kati I, Tiranë, Shqipëri.

Pozicioni: Inxhinier/e Hidro-Mekanik

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Hidro-Mekanik koordinon të gjitha shërbimet mekanike, gjatë fazës së ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit në objekt. Mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ të përfshira në projekt. Planifikon, organizon, dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ndjek fazat e projektimit të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ në të gjitha fazat.
  • Ndjek ecurinë e punimeve të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ në të gjitha fazat dhe koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e grupeve të ndryshme instalatore për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Përgatit gjithë dokumentacionin e duhur për marrjen në dorëzim të punimeve të realizuara për sistemet hidro-mekanike dhe MNZ;
  • Përgatit gjithë dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në 
  • institucionet përkatëse qëndrore apo vendore;
  • Identifikon tregun e materialeve dhe të grupeve të ndryshme instalatore vendas ose të huaj dhe harton koston e instalimeve të punimeve të sistemeve hidro- mekanike dhe MNZ;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore dhe progresive, mirëmbajtjen periodike të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik;

Kualifikimet dhe Kërkesat:

Edukimi:         – Diplomë në degën Inxhinieri Hidro-Mekanike;

Eksperienca:  – Eksperiencë pune + 5 vite në (HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes);

Aftësi të tjera:

  • Kompetencë në projektim, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ;
  • Aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet teknime si dhe aftësi komunikimi ndërpersonale;
  • Njohuri në proçeset dhe materialet e sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe në menaxhimin e kostove;
  • Eksperiencë në CAD dhe MS përbën avantazh;
  • Eksperiencë në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ.

Përfitimet:

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
  • Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
  • Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga konkuruese në treg

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Teknik
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :