fbpx

Inxhinier/e Mekanik/Mekatronik

Inxhinier/e Mekanik/Mekatronik

Inxhinier/e Mekanik/Mekatronik

Deri më: Feb 20, 2025

Progeen, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen eshte kompani inovatore dhe kërkon të aplikoj standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor, ku me pasionin mbi provesionin ju beson suksesin e çdo projekti.

Progeen si nje kompani inovatore ka të bashkëlidhur një repart mekanik për prodhimin e elementëve prej metali në shërbim të objekteve që projekton dhe zbaton. Ky repart është në shërbim të sipërmarjes ndërtimore dhe ka në përberje të tij makineri me kontroll numerik metal prerëse dhe përpunuese.

Provesioni: Inxhinier/e Mekanik/Mekatronik

Departamenti Teknik/Projektim/Prodhim

Vendndodhja: Tiranë.

Përmbledhja e Rolit: Kërkojmë një Inxhinier Mekanik/Mekatronik të apasionuar për mekanikën dhe makineritë e prodhimit me kontroll numerik. Kanditati duhet të ketë eksperiencë dhe dëshire për të mësuar/eksperimentuar në fushën e tij. Përgjegjesitë kryesore do të jenë, projektimi dhe zbatimi i elementëve metalik për projektet tona të ndërtimit. Po ashtu do të drejtojë dhe ndjekë punën në Repartin Mekanik të shoqërisë. Kandidati do të jetë pjesë e grupit të projektimit, planifikimit dhe prodhimit.

Përgjegjësitë:

  • Projektimi dhe detajimi i elementëve metalik pjesë përberëse e ndërtesave.
  • Projektimi dhe detajimi i elementëve metalik per makineritë metal prerëse dhe përpunuese në pronësi të kompanisë.
  • Bashkëpunimi me menaxherët e projektit, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar përfundimin e suksesshëm të projektit;
  • Koordinimi me nën-kontraktorët për të siguruar cilësinë e punimeve dhe dorëzimin në kohë  në përputhje me afatet e projektit;
  • Mbikëqyrja dhe monitorimi i aktiviteteve në kantiere lidhur me punimet mekanike duke siguruar kontrolle cilësie dhe përputhje me protokollet e sigurisë;
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të lidhur me sistemet mekanike, duke përfshirë specifikimet e projektit, vizatimet dhe manualet e mirëmbajtjes;
  • Sigurimi i udhëzimeve teknike për anëtarët e tjerë të ekipit të projektit dhe kontributi i vazhdueshëm në suksesin e përgjithshëm të projektit.

Kualifikimet:

  • Diplomë në Inxhinieri Mekanike ose Mekatronik;
  • Eksperiencë pune mbi 3 vjet (vleresohen kandidatet e pasionuar dhe me dëshirën për të mësuar)
  • Eksperiencë me AutoCAD, SolidWork.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale;
  • Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe si pjesë e një ekipi.
  • Mendim analitik dhe qasje pro aktive në zgjidhjen e problemeve.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 29.10.2024.

Vlerësohen dhe kandidatët pa eksperiencën e afishuar nëse janë të apasionuar pas kësaj fushe duke shprehur kërkesën e tyre me anë të një letre motivimi.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

*

Departamenti: Teknik
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :