Inxhinier/e Përpunues për Projekte Strukturore
Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Roli: Inxhinier/e Përpunues për Projekte Strukturore
Departamenti i Projektimit|Skuadra e Strukturës
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Rolit: Kërkojmë një Inxhinier Ndërtimi, për t’ju bashkuar skuadrës së projektimit e cila merret me projektimin, analizimin dhe optimizimin e strukturës së objekteve civile apo industriale.
Përgjegjësitë:
- Të përpunojë projektet e strukturave të objekteve civile dhe industriale duke u referuar normave dhe standardeve evropiane të projektimit;
- Të marrë pjesë në llogaritjen e ngarkesave të përhershme dhe të përkohshme të strukturave të objekteve civile dhe industriale;
- Të marrë pjesë në përzgjedhjen e materialeve të përshtatshme mbi bazën e karakteristikave të strukturës që projektohet;
- Të përpunojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale;
- Të jetë pjesë e skuadrës së Strukturës në mbikëqyrjen e proceseve të ndërtimit të karabinasë të objekteve dhe në zgjidhjen e problematikave që hasen gjatë kësaj faze;
- Të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë punën me kolegët e Departamentit Teknik të shoqërisë si arkitektët, inxhinierin mekanik, elektrik, si dhe inxhinierë të disiplinave të tjera, për të pasur një produkt final cilësor dhe me kosto sa më efektive.
Kualifikimet:
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi, profili Strukturist;
- Eksperiencë pune mbi 2 vjet;
- Të ketë njohuri të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit;
- Të jetë i aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
- Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e bashkëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”