fbpx

Inxhinier/e Strukturist

Inxhinier/e Strukturist

Inxhinier/e Strukturist

Deri më: Oct 23, 2024

Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Roli: Inxhinier/e Strukturist

Departamenti i Projektimit | Dega e Strukturës

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Rolit: Kërkojmë një Inxhinier Ndërtimi të Profilit Strukturist, me pasion të spikatur për profesionin, i cili të jetë përgjegjës për projektimin dhe analizimin e strukturës së objekteve civile dhe industriale, si dhe përpilimin e llogaritjeve të hollësishme në lidhje me forcën dhe qëndrueshmërinë e këtyre strukturave. Ai duhet të jetë i motivuar dhe i angazhuar për të realizuar projekte konstruktive të tilla që përfshijnë aplikimin e teknologjive dhe praktikave më të mira në zbatim, duke optimizuar kostot.

Përgjegjësitë:

  • Të hartojë projektet e strukturave të objekteve civile dhe industriale duke u referuar normave dhe standardeve evropiane të projektimit;
  • Të krijojë modelet strukturale të objekteve civile ose industriale duke shfrytëzuar programet kompjuterike të projektimit;
  • Të llogarisë ngarkesat e përhershme dhe të përkohshme të strukturave të objekteve civile dhe industriale;
  • Të përzgjedhë materialet e përshtatshme mbi bazën e karakteristikave të strukturës;
  • Të hartojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale;
  • Të mbikëqyrë proceset e ndërtimit të karabinasë të objekteve dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problematikave që hasen gjatë kësaj faze;
  • Të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë punën me kolegët e Departamentit Teknik të shoqërisë si arkitektët, inxhinierin mekanik, elektrik, si dhe inxhinierë të disiplinave të tjera, për të pasur një produkt final cilësor dhe me kosto sa më efektive.

Kualifikimet:

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi, profili Strukturist;
  • Eksperiencë pune mbi 3 vjet;
  • Të ketë eksperiencë dhe njohuri të mira të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit;
  • Të jetë i aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e bashkëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Teknik
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :