Manovrator
Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin.
Përshkrimi i Punës: Kompania jonë , kërkon manovratorë të kualifikuar dhe me përvojë për mjete mini-esavator dhe telehandler. Kandidatët që do të punësohen do të jenë përgjegjës për manovrimin e mjeteve të rënda në terren, duke siguruar që puna të kryhet me efikasitet dhe siguri.
Puna që do kryej:
Manovrator për Mjete Mini-Esavator dhe Telehandler
- Manovrimi i mjeteve mini-esavator dhe telehandler për kryerjen e punimeve ndërtimore, përfshirë gërmime, ngritje dhe transport të materialeve.
- Sigurimi i realizimit të punimeve në terren, duke respektuar standardet e sigurisë dhe cilësisë.
- Puna në kushte të ndryshme dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin për realizimin e projekteve në kohë dhe me efikasitet.
Kërkesat:
- Eksperiencë e mëparshme në manovrimin e mjeteve mini-esavator dhe telehandler (minimum 1 vit).
- Patente të vlefshme për manovrimin e mjeteve të rënda (përkatësisht për mini-esavator dhe telehandler).
- Njohuri mbi sigurinë në punë dhe standardet e sigurisë në terren.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të komunikuar në mënyrë të qartë dhe efikase.
- Përshtatshmëri për të punuar në kushte të ndryshme dhe për të ndihmuar në realizimin e projekteve në afat.
Përfitimet:
- Paga konkurruese.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
- Kushte të sigurta dhe mbështetje gjatë punës.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në dhe album të punimeve në adresën: hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit https://www.progeen.com/karriera.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.