Operator Makinerish CNC

Progeen, është një shoqëri private me eksperiencë 12 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen është kompani inovatore dhe kërkon të aplikoj standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor, ku me pasionin mbi profesionin ju beson suksesin e çdo projekti.
Roli: Operator Makinerish CNC – Repart Mekanik për Punime Metali
Departamenti Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përshkrimi i Punës: Kompania Progeen po kërkon një Operator për makineritë CNC (Piegatrice, Lazer, Freze, etj.) në repartin mekanik për punime metali. Kandidati duhet të ketë njohuri bazike mbi makineritë CNC, aftësi për të lexuar skica teknike dhe përdoimin e kompjuterit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Operimi i makinerive CNC për përpunimin e metaleve (shpime, prerje, kthime, etj.).
- Leximi dhe interpretimi i skicave dhe projekteve teknike për prodhimin e elementeve metalike.
- Llogaritja e materialeve dhe matjeve për projektet.
- Përkthimi i udhëzimeve në komandat përkatëse për makineritë CNC.
- Monitorimi i makinave gjatë operimit dhe ndërhyrja për përmirësime.
- Raportimi mbi punën e kryer dhe problematikat tek menaxhimi.
Kualifikimet:
- Njohuri bazike mbi makineritë CNC dhe proceset e përpunimit të metaleve.
- Aftësi për të lexuar skica teknike dhe përdorimin e kompjuterit.
- Eksperiencë të paktën 1-3 vjet si operator i makinerive CNC.
- Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimit të kohës.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në dhe album të punimeve në adresën: hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit https://www.progeen.com/karriera.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Për shkak të volumit të aplikimeve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.