fbpx

Arkitekt në Zbatim

Arkitekt në Zbatim

Arkitekt në Zbatim

Deri më: Oct 31, 2025

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.

Pozicioni: Arkitekt në Zbatim
Vendndodhja: Durrës

Përmbledhja e Pozicionit:  Arkitekti i zbatimit duhet të ketë një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij. Kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve si dhe të materialeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Studion dhe njihet me projektin e zbatimit, plan-sistemimet e përgjithshme, projektin e infrastrukturës, specifikimet teknike dhe të gjithë elementeve të tjerë të projektit;
  • Sigurohet që materialet e dhëna të jenë të plota dhe të gatshme për zbatim në raport me disiplinat e projektit në përputhje me kostot dhe afatet e projektit;
  • Përgatit në kohë vizatimet, detajet, azhornimet dhe raportimet periodike sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit dhe grafikut të punimeve;
  • Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
  • Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
  • Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
  • Dokumenton të gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin përkatës për azhornimet e projekteve;
  • Njihet dhe zbaton procedurat e shoqërisë me nënkontraktorët, me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
  • Menaxhon porositë e materialeve të rifiniturave në kantier sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve;

Kualifikimet dhe aftësitë:

Edukimi: Diplomë në Arkitekturë;​

Eksperienca: Eksperiencë pune mbi 2 vjet si arkitekt në zbatim;

  • Të ketë aftësi kreativite dhe organizuese;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup;
  • Të punojë i/e pavarur në projektim;
  • Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike për programet si: MC Office, AutoCad, Revit Architecture, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
  • Njohuri të mira të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;
  • Njohje e gjuhës angleze në nivel profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 31.10.2025.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Departamenti i Arkitekturës
Vendodhja: Durrës

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :