Ndërtim me Çelësa në Dorë
Progeen shpk ofron shërbime të ndërtimit me çelësa në dorë për projekte të një gamë të gjerë tipologjish, duke përfshirë projekte rezidenciale, industriale dhe infrastrukturore. Shoqëria mbulon çdo aspekt të procesit të ndërtimit, duke filluar nga hartimi i projektit arkitekturor dhe projektit të zbatimit, deri tek analiza e kostove dhe parashikimet financiare. Për më tepër, Progeen siguron planifikimin e detajuar, menaxhimin e dokumentacionit teknik për marrjen e lejeve të nevojshme, dhe zbatimin e aktiviteteve të përditshme të ndërtimit, duke garantuar kështu cilësi dhe përpikëri në çdo fazë të projektit.
Projektim & Planifikim
Si pjesë e pandarë e ndërtimit me çelësa në dorë, faza e projektimit dhe planifikimit përfshin të gjitha veprimtaritë e nevojshme përpara se të fillojë ndërtimi i një projekti.
Kjo fazë, e zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me klientin, mundëson përcaktimin e prioriteteve të projektit, identifikimin e problematikave potenciale, planifikimin dhe detajimin e grafikëve të punimeve, prokurimin dhe koordinimin paraprak të aktivitete që pasojnë.
Faza e Projektim-Planifikimit është shumë e rëndësishme për ecurinë e projektit të ndërtimit në mënyrë që të sigurohet fizibiliteti, cilësia, siguria dhe të evitohen tejkalimet e mundshme të buxheteve.
Proceset që përfshihen në këtë fazë janë:
Analiza e truallit të ndërtimit dhe rilevimi topografik
Zhvillimi i projektit
Vlerësimi i kostove dhe teknologjive të ndërtimit
Prokurimi i materialeve dhe makinerive
Menaxhimi i dokumentacionit për lejet ndërtimore të nevojshme
Buxhetimi dhe skedulimi
Këto procese mundësojnë:
Analiza e truallit të ndërtimit dhe rilevimi topografik
Zhvillimi i projektit
Vlerësimi i kostove dhe teknologjive të ndërtimit
Krijimin e një grafiku punimesh realist
Identifikimin e të gjitha kapaciteteve të nevojshme për projektin
Ndërtim Civil dhe Rezidencial
Progeen shpk ofron një gamë të plotë të shërbimeve të ndërtimit për tipologji të ndryshme projektesh, nga ndërtesat rezidenciale dhe komerciale deri te objektet industriale dhe infrastrukturore. Shoqëria ka ekspertizën dhe burimet e nevojshme për të ofruar zgjidhje cilësore dhe efikase. Shoqëria është e specializuar në projekte me çelësa në dorë, ku ndjek çdo aspekt të projektit nga projektimi deri te dorëzimi, duke siguruar cilësi dhe efikasitet.
Progeen shpk ka përfunduar me sukses projekte për klientë vendas dhe ndërkombëtar. Projektet e mëparshme dhe ato aktuale tregojnë për arritjet e shoqërisë si edhe për dedikimin e saj ndaj inovacionit dhe ekselencës.
112,268 m2
Projekte të përfunduaranë rolin e investitorit dhe ndërtuesit.
112,268 m2
Projekte të përfunduaranë rolin e investitorit dhe ndërtuesit.
242,148 m2
Projekte në ndërtim ne rolin e kontraktorit dhe investitorit.
242,148 m2
Projekte në ndërtim ne rolin e kontraktorit dhe investitorit.
165,351 m2
Projekte në proces në rolin e investitorit nga Progeen shpk
165,351 m2
Projekte në proces në rolin e investitorit nga Progeen shpk
76,797 m2
Projekte në proces në rolin e kontraktorit nga Progeen shpk
76,797 m2
Projekte në proces në rolin e kontraktorit nga Progeen shpk