Karriera
Progeen shpk, si një shoqëri ndërtimi, e njohur për besnikërinë ndaj cilësisë dhe inovacionit, vlerëson kapitalin njerëzor si asetin më të çmuar të saj. Kompania ka si garant suksesi në çdo projekt të sajin grupin e profesionistëve, të cilët për çdo ditë ofrojnë dijen, eksperiencën dhe ekspertizën e tyre të pakursyer. Progeen, ka marrë përsipër t’u garantojë të gjithë profesionistëve që i bashkohen shoqërisë, një ambient pune mikpritës, bashkëpunues, dinamik, dhe sfidues. Një ambient inovator në qasje, pikëpamje dhe teknologji.
Në Progeen, i japim rëndësi mësimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit personal, duke nxitur njerëzit të përdorin pikat e tyre të forta, të aftësohen për të marrë vendime në mënyrë të pavarur dhe të forcojnë aftësitë drejtuese. Ne kuptojmë dhe i japim rëndësinë e duhur mundësive të barabarta dhe vlerësimeve të drejta.
Shoqëria ka vendosur si gur themeli të suksesit dhe vazhdimësisë së saj, NJERËZIT, duke ju ofruar fleksibilitet dhe mbështetje për të garantuar balancë midis punës dhe jetës personale.
Programi i Ekselencës
Misionit të tij, Progeen shpk i ka shtuar edhe programin e mbështetjes së të rinjve të talentuar dhe ambicioz. Me anë të këtij programi, në thelb të të cilit qëndrojnë marrëveshjet e bashkëpunimit midis Progeen dhe disa prej universiteteve më të mira në vend, publike dhe private, të rinjtë të cilët do të demonstrojnë një përgatitje dhe talent të veçantë në degën e tyre të studimit do të kenë mundësinë të aplikojnë për internship pranë kompanisë.
Si funksionon programi?
Në fazën e parë, vetë universitetet do të bëjnë një përzgjedhje paraprake të studentëve dhe do t’i orientojnë të aplikojnë për programin nëpërmjet një letre interesi. Në fazën e dytë, Progeen do të përzgjedh 10 aplikimet më të mira, për t’i bërë pjesë të programit, dhe në fund të internshipit, për 3 (tre) prej tyre do të ofrohet vend pune i përhershëm. Kjo do të vendoset në bazë të aftësive dhe angazhimit të treguar gjatë periudhës së programit.