Rreth Progeen
Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila ushtron aktivtetin e saj në Shqipëri që prej vitit 2013 në rolin e investitorit dhe ndërtuesit.
Shoqëria është e specializuar në ndërtime rezidenciale, industriale, vepra publike dhe infrastrukturore.
Progeen ka përfunduar me sukses 112,268 m2 projekte ndërtimi. Ndër to projekte si Rezidenca Progeen 1, Progeen 2, Rezidenca Rainbow dhe Rezidenca IRIS, ku shoqëria ka qenë në rolin e investitorit.
Gjithashtu shoqëria ka ndërtuar projekte me çelësa në dorë për organizata vendase dhe ndërkombëtare si UNDP, Eagle Hills Enterprise Properties, Shoqata FARA, All For Freedom, ALEAT, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Tiranë etj.
Momentalisht, Progeen shpk është duke kryer projekte ndërtimi me sipërfaqe të përgjithshme 242,148 m2 nga të cilat 76,797 m2 në rolin e kontraktorit dhe 165,351 m2 në rolin e investitorit.
Filozofia jonë është të ndërtojmë duke përmirësuar ato që na besohen për te krijuar vlerë të shtuar.
Progeen shpk angazhohet për cilësinë, sigurinë dhe inovacionin në çdo projekt duke ndërtuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Stafi i Progeen
Suksesi i shoqërisë i atribuohet një ekipi shumë të aftë profesionistësh të cilët çojnë përpara çdo projekt. Progeen shpk ka në organikën e saj një staf teknik të përbërë nga inxhinierë e arkitektë të specialiteteve të ndryshme, të cilët ndër të tjera, mbështesin edhe operacionet e përditshme të shoqërisë në kantiere. Gjithashtu stafi i Progeen shpk ka specialistë me përvojë të fushave të tjera si financë, administrim, shitje, marketing, jurisprudencë etj.
Shoqëria e mbështet stafin e saj profesionalisht, inkurajon inovacion dhe kultivon vlera njerëzore dhe profesionale në çdo hallkë të organikës së saj.
Inovacioni dhe Profesionalizmi
Ne inkurajojmë një kulturë inovacioni dhe profesionalizmi. Stafi ynë fokusohet tek perfeksioni ndërkohë që udhëhiqet nga ide të reja dhe kreativiteti. Ne i japim prioritet profesionalizmit, integritetit dhe përgjegjshmërisë në çdo aspekt të punës sonë.
Vlera Njerëzore
Progeen nuk vlerëson vetëm ekspertizën. Respekti, bashkëpunimi dhe gjithë-përfshirja janë shtyllat mbi të cilat ngrihet mjedisi i punës sonë. Ne besojmë se puna në grup dhe mbështetja ndaj njëri-tjetrit ushqen më tej talentet e gjithsecilit.
Forcë Punëtore
e alokuar në kantieret aktuale të shoqerisë.
Stafi Teknik dhe Administativ
i zyrave qëndrore
Punonjës
të specialiteteve të ndryshme
Vizioni & Vlerat
Vizioni
Progeen synon të rritet duke u diferencuar në vend dhe rajon nëpërmjet punës, përkushtimit ndaj cilësisë dhe inovacionit.
Vlerat
Për ne, integriteti është në qendër të çdo marrëdhënieje. Që në fillimet tona, jemi angazhuar të tejkalojmë pritshmëritë e klientëve tanë duke ofruar shërbime ndërtimi me një standard të lartë profesionalizmi.
Cilësi & Inovacion
Ndryshimet teknologjike dhe kërkesat e ndryshme të industrisë na kanë nxitur të evoluojmë dhe të përshtatemi, duke ruajtur gjithmonë fokusin drejt cilësisë por duke përqafuar edhe inovacionin në çdo projekt.
E Ardhmja
Për të ardhmen, jemi të angazhuar të vazhdojmë këtë rrugëtim duke u përqendruar në zgjerimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e teknologjisë për ofrimin e zgjidhjeve gjithnjë e më të mira.
Progeen shpk synon të jetë një lider në industrinë e ndërtimit në Shqipëri dhe rajon duke ndërtuar projekte shumë cilësore dhe gjithnjë e më ambicioze.
Etika
Etika
Tek Progeen, angazhimi ynë ndaj sjelljes etike është guri i themelit i çdo veprimtarie. Shoqëria fokusohet në disa principe të cilat qëndrojnë në themel të gjithë veprimtarisë, vendimmarrjeve dhe marrëdhënieve si brenda sektorit edhe jashtë saj.
Integriteti
Integriteti & Ndershmëria
Ne besojmë që biznesi bëhet me integritet dhe ndershmëri. Integriteti drejton të gjithë veprimtarinë tonë duke siguruar transparencën, vërtetësinë dhe besueshmërinë në çdo marrëveshje tonën.
Respekti
Respekt ndaj të gjitha palëve
Në Progeen, ne vlerësojmë dhe respektojmë të gjitha palët e përfshira apo të impaktuara nga projektet tona duke përfshirë klientët, punonjësit, partnerët dhe komunitetin më gjerë. Ne inkurajojmë një kulturë respekti reciprok duke dëgjuar këndvështrime të ndryshme dhe duke adresuar të gjitha shqetësimet me empati dhe konsideratë.
Cilësia
Cilësia dhe Ekselenca
Nuk bëjmë kompromise në qëllimin tonë për cilësi dhe përsosmëri. Çdo projekt zbatohet me kujdes të veçantë ndaj detajeve duke i qëndruar rigoroz standarteve më të larta të ndërtimit në vend. Dedikimi ndaj cilësisë është edhe çelësi i suksesit të shoqërisë deri më sot.

Çertifikimet
Progeen shpk është e përkushtuar të punojë në përputhje me standardet më të larta të ndërtimit në vend.
Shoqëria ka marre certifikime të rëndësishme që vërtetojnë zbatimin e standardeve të larta në menaxhimin e të gjitha fazave të projekteve ndërtimore.