INVESTO ME PROGEEN
Progeen shpk ofron mundësi investimi në projektet e saj të reja apo forma të tjera bashkëpunimi.
Opsionet e ndryshme për investim janë si më poshtë:
- Rezervimi i hershëm në projektet e ardhshme: Ky opsion ju mundëson të rezervoni një pronë përpara se të fillojë ndërtimi apo ne fazat e hershme të planifikimit. Ju mund të zgjidhni pronat ndër projektet në zonat më të kërkuara dhe ti personalizoni ato sipas nevojave specifike tuajat apo destinacionit të biznesit tuaj që në fazat e hershme të projektimit. Nëpërmjet rezervimit të hershëm ju mund të siguroni shtëpinë ose zyrën tuaj të ardhshme duke përfituar nga rritja e vlerës së pronës në kohë.
- Zhvillimi i truallit/trojeve: Ju mund të jepni tokën tuaj për zhvillim kundrejt përqindjes mbi sipërfaqen totale të ndërtimit. Në këtë mënyrë mund të ktheni një aset të fjetur ose një pronë të pa-përdorur në një vlerë të konsiderueshme për ju.
- Progeen gjithashtu është e hapur për forma të tjera bashkëpunimi me palë serioze në formë partneriteti ose bashkë-investimi, për projekte specifike etj. Nëse keni një propozim konkret doni ta zhvilloni më tej, ju mund të kontaktoni me kompaninë për të diskutuar apo për t’u informuar më shumë lidhur me mundësitë e bashkëpunimit. Shoqëria do të vlerësojë me kujdes propozimin tuaj, dhe do t’ju ofrojë zgjidhjen më të mirë të mundshme në rast se propozimi është në interes të të gjitha palëve.
Nëse jeni të interesuar të investoni me Progeen shpk ose doni të informoheni më shumë rreth shoqërisë dhe projekteve të saj, ju lutemi të vizitoni faqen e internetit të shoqërisë ose të kontaktoni përfaqësuesit e saj.
Investimi me Progeen shpk është zgjedhja e duhur për të kthyer investimin dhe impenjimin tuaj në vlerë.