fbpx

Inxhinier Ndërtimi në kantier

Inxhinier Ndërtimi në kantier

Inxhinier Ndërtimi në kantier

Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, 

jo vetëm zbatimin. 

Roli: Inxhinier Ndërtimi në Zbatim

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Durrës

Përmbledhja e Rolit:Talenti dhe këmbëngulja e stafit tonë është një ndikim i drejtpërdrejtë në cilësinë e punës dhe suksesin tonë në praktikë.

Ndaj Progeen po kërkon një inxhinier ndërtimi dinamik për në kantier.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përpunimi i vizatimeve të strukturave prej betoni të armuar për zbatim; 
  • Kontrolli i armimeve dhe elementeve beton/arme në marrëdhënie me supervizionin; 
  • Monitorimi i ndryshimeve në zbatim dhe përgatitja e vizatimeve të ndërtimit sipas faktit (As-built);
  • Të përpunojë projektet e strukturave të objekteve civile dhe industriale duke u referuar normave dhe standardeve evropiane të projektimit; 
  • Të përpunojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale; 
  • Të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë punën me kolegët e Departamenteve të ndryshme të shoqërisë, për të pasur një produkt final cilësor dhe me kosto sa më efektive; 
  • Të jetë pjesë e skuadrës së Strukturës në mbikëqyrjen e proceseve të ndërtimit të karabinasë të objekteve dhe në zgjidhjen e problematikave që ndeshen gjatë kësaj faze;

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi;
  • Eksperiencë pune në profilin e kërkuar dhe/ ose të ngjashme; preferohet eksperiencë në zbatim dhe njohje të përpunimit të projekteve; 
  • Të ketë njohuri të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit; 
  • Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e bashkëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë. 

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të  email it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website  https://www.progeen.com/karriera.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Departamenti i Teknikës
Vendodhja: Durrës

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :