Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE)

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote! Jemi në kërkim të një Inxhinieri Strukturist Përpunues të aftë dhe të motivuar, i cili do të luajë një rol kyç në realizimin e projekteve tona cilësore. Nëse ke përvojë, aftësi praktike dhe dëshirë për të punuar në një ekip dinamik, mos e humb këtë mundësi! Apliko tani dhe bëhu pjesë e një kompanie që investon në suksesin tënd.
Pozicioni: Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE)
Vendndodhja: Durrës
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Zbaton dhe monitoron politikat dhe procedurat e shoqërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Organizon dhe realizon instruktime periodike për punonjësit e shoqërisë dhe punonjësit e nënkontraktorëve;
- Organizon dhe mirëmban dokumentacionin teknik dhe ligjor që lidhet me sigurinë dhe shëndetin në punë;
- Trajnon punonjësit për njohjen, kuptimin dhe zbatimin e DVR-së në aktivitetet e tyre të përditshme;
- Kryen inspektime ditore në kantier për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve, si dhe për verifikimin e përputhshmërisë me masat e sigurisë;
- Identifikon dhe eliminon rreziqet potenciale përmes veprimeve parandaluese dhe korrigjuese në përputhje me DVR-në dhe planin e sigurisë;
- Informon dhe trajnon stafin mbi procedurat e evakuimit në raste emergjente, sipas planit të sigurisë;
- Mbledh dhe ruan regjistrat për inspektimet, trajnimet, aksidentet dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë;
- Përgatit raporte javore të detajuara mbi gjendjen e sigurisë në kantier.i cili I dorëzohet drejtuesit/inxhinierëve të kantiereve si dhe menaxherit të sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Siguron një linjë të rregullt komunikimi me drejtorin e kantierit për çështje që lidhen me zbatimin e masave të sigurisë dhe përmirësimet e nevojshme si dhe me menaxherin e sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Harton, përditëson dhe zbaton procedurat e reagimit në rast situatash të paparashikuara apo aksidentesh, në bashkëpunim me ekipet përgjegjëse;
- Verifikon që i gjithë stafi të ketë marrë në dorëzim pajisjet mbrojtëse individuale (PMI) dhe siguron plotësimin dhe arkivimin e procesverbaleve përkatëse të marrjes në dorëzim.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë në Inxhinieri;
- Eksperiencë pune 2-3 vjet;
- Vërtetime përkatëse ose Çertifikata trajnimi shtesë përbëjnë avantazh;
- Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
- Aftësi për zgjidhjeje të problemeve;
- Të jetë fleksibel për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash;
- Të ketë aftësi komunikuese, organizative, negociuese dhe bashkëpunuese.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”