fbpx

Inxhinier Materialesh 

Inxhinier Materialesh 

Inxhinier Materialesh 

Deri më: Oct 31, 2025

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.

Pozicioni i punës: Inxhinier Materialesh

Vendndodhja:  Tiranë

Përmbledhja e pozicionit: Inxhinieri i Materialeve është përgjegjës për përzgjedhjen, kontrollin e cilësisë dhe menaxhimin e materialeve të përdorura në projekte ndërtimi, duke siguruar që ato të përmbushin kërkesat teknike, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe specifikimet e projektit. Roli kërkon bashkëpunim të ngushtë me ekipet e projektimit, zbatimit dhe furnizimit për të garantuar cilësi dhe efikasitet në përdorimin e burimeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kërkimi dhe analizimi i materialeve të mundshme për projektet bazuar në faktorë të ndryshëm si kostoja, performanca, disponueshmëria dhe qëndrueshmëria;
  • Merr dhe shqyrton dokumentacionin teknik të materialeve: certifikata cilësie, deklarata performance (DoP), skedë teknike (Data Sheets);
  • Zhvillimi dhe zbatimi i planeve të testimit të materialeve për të vlerësuar konformitetin me standardet e përcaktuara;
  • Mbikëqyr procesin e testimit laboratorik (fizik, kimik, mekanik) për materialet kryesore;
  • Monitorimi i praktikave të magazinimit dhe trajtimit të materialit për të parandaluarm dëmtimin ose përkeqësimin;
  • Hetimi dhe adresimi i çdo problemi ose jo-konformiteti që lidhet me materialin të identifikuar gjatë ndërtimit dhe furnizimit;
  • Përgatitja e dokumentacionit të miratimit të materialeve për klientin/supervizorin;
  • Mbajtja e të dhënave të sakta të rezultateve të testimit të materialeve dhe inspektimeve;
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi statusin dhe cilësinë e materialeve;
  • Përditësimi në lidhje me materialet dhe teknologjitë e reja të ndërtimit.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Materialesh ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë mbi 3 vjet në sektorin e ndërtimit, preferohet në rolin e kontrollit të cilësisë së materialeve;
  • Njohuri mbi standardet dhe kodet përkatëse të materialeve;
  • Aftësi shumë të mira teknike dhe analitike;
  • Njohje e mirë e procedurave të testimit laboratorik dhe inspektimeve në terren;
  • Përdorimi i programeve të MS Office, AutoCad etj.;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi;
  • Njohuri të gjuhës angleze teknike (e preferuar);
  • Leje drejtimi, tipi B.

Mënyra e Aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Departamenti i Teknikës
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :