Arkitekt Klienti

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
Pozicioni i punës: Arkitekt Klienti
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e pozicionit: Progeen është në kërkim të një arkitekti entuziast dhe me përvojë për t’iu bashkuar ekipit tonë dinamik. Ne jemi në kërkim të një profesionisti me vëmendje të madhe ndaj detajeve dhe një qasje proaktive ndaj kërkesave specifike të klientëve dhe të shoqërisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përpunon materiale grafike në funksion të shitjes dhe marketimit;
- Përpunon projektin për zhvillim në bashkëpunim me pjesën tjetër të stafit të zyrës teknike;
- Mban komunikim të vazhdueshëm me disiplinat e tjera të zyrës teknike (MEP) dhe koordinon zbatueshmërinë e projektit;
- Azhornon në kohë vizatime sipas kërkesave të klientit në bashkëpunim me stafin teknik të zbatimit;
- Prezanton projektet te klienti;
- Analizon ofertat në përpërputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
- Analizon vizatimet e ndërtimit në përpërputhje me projektet e zhvilluara;
- Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjeve, duke i ndihmuar me materiale grafike etj, në funksion të shitjes;
- Mban marrëdhenien me klientët;
- Merr pjesë në takime me klientet për tu informuar për ndryshime që mund të kanë për hapesirat e brendshme të asetit;
- Detyra të tjera që mund ti ngarkohen lidhur me pozicionin.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
Edukimi: Diplomë në Arkitekture.
Eksperienca: Eksperiencë pune 2-3 vite si Arkitekt.
Aftësi të tjera:
- Të ketë njohuri të avancuara kompjuterikë për programe të ndryshme, të domosdoshme për procesin e punës si: MC Office, AutoCad, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
- Aftësi shumë të mira organizative;
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
Mënyra e Aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 31.10.2025.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”