KOMPLEKS REZIDENCIAL 3,4,5,6 DHE 7 KATE BANIM DHE NJË KAT PARKIM NËNTOKË

 

Projekti: KOMPLEKS REZIDENCIAL 3,4,5,6 DHE 7 KATE BANIM DHE NJË KAT PARKIM NËNTOKË

 

Vendndodhja: Sauk, Tiranë / Shqipëri

Klienti: Progeen shpk (Investim i shoqërisë)

Detyra: Ndërtimi me çelësa në dorë i kompleksit rezidencial 3,4,5,6 dhe 7 kate banimi si dhe një kat parkimi nëntokë.

Tipi i kontratës: Projektim, Ndërtim me çelësa në dorë

 

Një kompleks rezidencial modern dhe elitar po ngrihet në një nga zonat më të preferuara dhe më të qeta të Tiranës – shumë pranë Parkut të Liqenit Artificial. Kjo zonë ofron një ndërthurje të përkryer mes natyrës, ajrit të pastër dhe aksesit të lehtë në qendër të qytetit. Kompleksi rezidencial përbëhet nga godina me 3, 4, 5, 6 dhe 7 kate, të projektuara me arkitekturë bashkëkohore dhe standarde të larta ndërtimi.Çdo ndërtesë do të ketë në përdorim një kat parkimi nëntokësor, duke garantuar komoditet maksimal për banorët.

 

Rezidenca do të jetë një komunitet i mbyllur, me hyrje të kontrolluar përmes një porte sigurie, që ofron qetësi, siguri dhe privatësi për të gjithë banorët. Mes gjelbërimit dhe hapësirave të gjera të gjelbra të mirëmbajtura, ambientii jashtëm i kompleksit është projektuar për të ofruar rehati dhe relaks në çdo moment të ditës.

Date:

Category: