fbpx

Arkitekt Zbatimi

Arkitekt Zbatimi

Arkitekt Zbatimi

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.

Pozicioni: Arkitekt/e Zbatimi
Vendndodhja: Durrës

Përmbledhja e Pozicionit: 
Arkitekti i zbatimit duhet të ketë një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij. Kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, të paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave, mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve dhe të materialeve.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kontrollon përputhjen e punimeve arkitekturore në kantier me projektin e miratuar; 
  • Mbikëqyr realizimin e detajeve të fasadës, veshjeve të brendshme, lyerjeve dhe finiturave; 
  • Konsulton dhe ndihmon në përzgjedhjen e materialeve në terren sipas specifikimeve të projektit; 
  • Kontrollon ruajtjen dhe shfrytëzimin e materialeve për të reduktuar mbetjet dhe optimizon koston e zbatimit;
  • Identifikon mospërputhjet gjatë zbatimit dhe propozon zgjidhje teknike në koordinim me projektuesit dhe mbikëqyrësit; 
  • Përgatit dhe dorëzon As Built Drawings për punimet arkitekturore të realizuara; 
  • Ndihmon ekipin e QA/QC për inspektimet e cilësisë së punimeve arkitekturore; 
  • Siguron që zbatimi të jetë në përputhje me standardet e kërkuara të projektit; 
  • Ndjek procesin e instalimit të elementeve dekorativë, fasadës dhe finiturave të brendshme; 
  • Raporton për progresin e punimeve arkitekturore dhe dokumenton çdo ndryshim të kryer në terren; 
  • Bashkëpunon me inxhinierët e strukturës dhe MEP për koordinimin gjatë zbatimit. 

Kualifikimet dhe aftësitë:

Edukimi: Diplomë në Arkitekturë;​

Eksperienca: Eksperiencë pune mbi 5 vite si arkitekt/ e në zbatim;

  • Të ketë aftësi kreative dhe organizative;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i/e aftë të punojë në grup duke bashkërenduar punën me kolegët e tjerë;
  • Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike për programet si: MC Office, AutoCad, Revit Architecture, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
  • Njohuri të mira të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;
  • Njohje e gjuhës angleze në nivel profesional.

Përfitimet:

  • Një ambient mikpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Departamenti: Departamenti i Arkitekturës
Vendodhja: Durrës

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :