Arkitekt Zyre

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote!
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
Pozicioni: Arkitekt në Zyrë Kantieri
Vendndodhja: Durrës
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përgatit Shop Drawings arkitektonike në përputhje me projektin bazë dhe dokumentacionin kontraktual;
- Verifikon përputhjen e Shop Drawings me projektet strukturore dhe MEP;
- Harton dhe dorëzon Submittals për materialet arkitektonike, finiturat dhe elementet dekorative;
- Përgatit As Built Drawings për elementët arkitektonikë bazuar në punimet reale në kantier;
- Harton Method Statements për aktivitetet kryesore të zbatimit arkitekturor;
- Menaxhon dhe ndjek RFI-të dhe Submittals që lidhen me detajet arkitekturore;
- Siguron koordinimin e vazhdueshëm teknik ndërmjet zyrës dhe kantierit për dokumentacionin arkitekturor;
- Arkivon dhe përditëson të gjitha dokumentet teknike arkitekturore;
- Asiston në procesin e përzgjedhjes së materialeve dhe zgjidhjeve alternative arkitekturore nëse është e nevojshme;
- Siguron përputhjen e dokumentacionit arkitekturor me ndryshimet dhe miratimet përfundimtare të projektit.
Kualifikimet dhe aftësitë:
Edukimi: Diplomë në Arkitekturë;
Eksperienca: Eksperiencë pune mbi 3 vite si arkitekt/e
- Të ketë aftësi kreative dhe organizative;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i/e aftë të punojë në grup
- Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike për programet si: MC Office, AutoCad, Revit Architecture, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
- Njohuri të mira të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;
- Njohje e gjuhës angleze në nivel profesional.
Përfitimet:
- Një ambient mikpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
- Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”




