fbpx

Inxhinier/e Strukturist Përpunues

Inxhinier/e Strukturist Përpunues

Inxhinier/e Strukturist Përpunues

Deri më: Apr 30, 2025

PROGEEN sh.p.k. është një kompani ndërtimi që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN sh.p.k. janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN Sh.p.k. çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Inxhinier/e Strukturist Përpunues

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e rolit: Talenti dhe këmbëngulja e stafit tonë është një ndikim i drejtpërdrejtë në cilësinë e punës dhe suksesin tonë në praktikë. Ndaj Progeen po kërkon një inxhinier strukturist përpunues, që është i vetë-motivuar, korrekt dhe entuziast në punën e tij/ saj.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të përpunojë projektet e strukturave të objekteve civile dhe industriale duke u referuar normave dhe standardeve evropiane të projektimit;
  • Të marrë pjesë në përzgjedhjen e materialeve të përshtatshme mbi bazën e karakteristikave të strukturës që projektohet;
  • Të përpunojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale;
  • Të jetë pjesë e skuadrës së Strukturës në mbikëqyrjen e proceseve të ndërtimit të karabinasë të objekteve dhe në zgjidhjen e problematikave që ndeshen gjatë kësaj faze;
  • Të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë punën me kolegët e Departamenteve të ndryshme të shoqërisë, për të pasur një produkt final cilësor dhe me kosto sa më efektive.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi
  • Eksperiencë pune në profilin e kërkuar dhe/ ose të ngjashme;
  • Të ketë njohuri të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e bashkëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 15/04/2025.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Departamenti i Teknikës
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :