Inxhinier Hidromekanik

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
Pozicioni: Inxhinier Hidromekanik
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Hidro-Mekanik është përgjegjës për projektimin dhe koordinimin e të gjitha shërbimeve hidro-mekanike, gjatë zbatimit të projektit në objekt. Mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ të përfshira në projekt. Planifikon, organizon, dhe menaxhon grupin/grupet e punës në objekt, në koordinim me Drejtuesit e Kantiereve ose/apo Departamentin Teknik.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përgatit dhe zhvillon shop drawings për instalimet hidraulike, sanitare, HVAC dhe sistemet e ujësjellës-kanalizimeve në përputhje me projektin dhe specifikimet teknike;
- Analizon dokumentacionin kontraktual dhe siguron që të gjitha punimet të jenë në përputhje me kërkesat e projektit dhe normativat teknike në fuqi;
- Përgatit submittals për materialet hidromekanike dhe koordinon procesin e aprovimit me Inxhinierin e Projektit dhe Konsulentin;
- Mbikëqyr dhe asiston në zbatimin e instalimeve në kantier, duke verifikuar cilësinë dhe përputhshmërinë e punimeve me projektin dhe FIDIC Red Book;
- Harton dhe përditëson skemat e instalimeve dhe pasqyron ndryshimet e zbatimit në As Built Drawings;
- Monitoron testimet dhe kolaudimin e sistemeve hidraulike dhe HVAC, duke dokumentuar rezultatet dhe masat korrigjuese në rast devijimi;
- Bashkëpunon me ekipet e zbatimit, projektimit dhe QA/QC për të siguruar dorëzimin e punimeve cilësore dhe në përputhje me programin e punës.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë në Inxhinieri Mekanike/ Inxhinieri Hidroteknike ose Mjedisi;
- Eksperiencë pune mbi 3 vjet në (HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes, sisteme hidrosanitare);
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektet dhe specifikimet teknike;
- Eksperiencë në CAD dhe MS përbën avantazh.
Përfitimet:
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
- Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”




