Specialist/e Prokurimesh

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Pozicioni: Specialist/e Prokurimesh
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Specialisti i Prokurimeve krijon dhe mirëmban bazën e të dhënave të shitësve, furnitorëve, sipas objektivave dhe qëllimit të kompanisë. Kryen procesin e prokurimit sipas kërkesave dhe duke respektuar buxhetin e projekteve specifike të kompanisë. Nëse ke përvojë në këtë fushë dhe je i/e aftë të punosh në një ambient dinamik, kjo është mundësia jote! Apliko tani dhe bëhu pjesë e një ekipi që vlerëson punën dhe përkushtimin.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Kryen kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët e mundshëm, për sigurimin e produkteve dhe/ose materialeve të nevojshme sipas specifikimeve dhe kërkesave të projektit përkatës;
- Përgatit kërkesën për ofertë në bazë të nevojave të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara nga departamentet e ndryshme të kompanisë;
- Analizon ofertat e marra si dhe çdo informacion apo të dhënë tjetër, për të përcaktuar ofertën më të mirë në përputhje me kërkesat e projektit dhe specifikimeve teknike të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara;
- Kryen takime me furnitorët për të përcaktuar kushtet e shitjes, disponueshmërinë e produkteve dhe/ose materialeve si dhe negocion me ta për kushte më të favorshme të ofertës;
- Koordinohet me furnitorët dhe/ose departamentin e logjistikës për porositë që kryhen për t’u siguruar që ato të mbërrijnë në kohë, si dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me porositë e padërguara;
- Përgatit dhe rifreskon bazën e të dhënave, statistikat dhe raportet për furnitorët dhe shitësit;
- Përgatit grafikun e prokurimeve, e monitoron dhe e rifreskon sipas nevojave të kantiereve të Kompanisë;
- Qëndron i/e përditësuar mbi tendencat e tregut;
- Detyra të tjera që mund t’i ngarkohen.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
Edukimi: Diplomë e Nivelit Master në Inxhinieri Ekonomike ose degë të tjera inxhinierike.
Eksperienca: Eksperiencë pune minimumi 3 vite.
Aftësi të tjera:
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup si dhe dedikim në ndjekjen dhe përfundimin e punëve;
- Aftësia për të përmbushur me sukses dhe në kohë objektivat e kërkuara;
- Aftësi analitike, negociuese dhe ndërvepruese;
- Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MC Office dhe MS Projects.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”




