fbpx

Inxhinier Ndërtimi në Zbatim

Inxhinier Ndërtimi në Zbatim

Inxhinier Ndërtimi në Zbatim

Deri më: Mar 10, 2025

Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Roli: Inxhinier Ndërtimi në Zbatim

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Durrës

Përmbledhja e Rolit: Inxhinieri i Zbatimit është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e sheshit të ndërtimit në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, grafikun e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit. Kryen kontrolle ditore përpara fillimit të punës dhe pas mbarimit të saj. Mban raport ditor të punës ndërtimore përpara Menaxherit të Projektit. Zbaton K.T.Z., rregulloren e shëndetit dhe të sigurisë në punë, sëbashku me personat e trajnuar për ndihmën e parë. Koordinon me teknikun e ndërtimit për porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proceseve ditore në respektim të grafikut të punimeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të planifikojë, të organizojë dhe të zbatojë punimet në sheshin e ndërtimit në përputhje me projektin, kushtet teknike të zbatimit, specifikimeve teknike dhe planit të cilësisë brenda buxhetit të projekt-preventivëve dhe afateve kohore;
  • Të hartojë planet ditore, javore dhe mujore, dhe t’ i paraqesë ato për diskutim dhe aprovim tek Drejtuesi i Kantierit;
  • Të kryejë kontrollet ditore përpara fillimit të punës dhe mbas mbarimit të saj duke mbajtur procesverbalet përkatëse dhe miratimin e proceseve në vazhdim; 
  • Të zbatojë grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve , si dhe të plotësojë çdo ditë ditarin e punimeve dhe librin e kantierit; 
  • Të koordinojë me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proceseve ditore në respektim të grafikut të punimeve;
  • Të mbikqyrë dhe të mbajë evidenca për të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe procesverbalet përkatëse midis palëve;
  • Të përgatisë situacionet mujore, librezat e masave, kostot e punimeve të realizuara nga grupet e punës së Shoqërisë dhe/ose të nën-kontraktorëve; 
  • Të përgatisë progres raportet dhe t’i paraqesë përpara Menaxherit të Projektit në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
  • Të koordinojë, të mbikqyrë, dhe të mbajë përgjegjësi që të gjitha materialet, të cilat vijnë në objekt të jenë sipas porosisë së kryer, në përputhje me specifikimet teknike, standardet dhe të shoqëruara me certifikatat origjinale të cilësisë;
  • Të mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi për saktësinë, cilësinë e përdorimit dhe magazinimit, si dhe normativat e harxhimit, të materialeve që vendosen në vepër;
  • Të realizojë rakordime javore ose mujore me Departamentin e Financës për kostot, inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve; 
  • Të mbikqyrë kontrollin mujor fizik të inventareve për materialet.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Të jetë diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet;
  • Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të jetë i njohur me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proceset e ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  • Të njohë programet bazë kompjuterike si Microsoft Office, Microsoft Project, AutoCad 2D&3D, etj.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 10/03/2025.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Departamenti i Teknikës
Vendodhja: Durrës

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :