Inxhinier Zbatimi

Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
Roli: Inxhinier Zbatimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Rolit: Inxhinieri i Zbatimit është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e sheshit të ndërtimit në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, grafikun e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit. Kryen kontrolle ditore përpara fillimit të punës dhe pas mbarimit të saj. Mban raport ditor të punës ndërtimore përpara Menaxherit të Projektit. Koordinon me teknikun e ndërtimit për porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proceseve ditore në respektim të grafikut të punimeve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Monitoron dhe kontrollon zbatimin e punimeve në kantier sipas projektit dhe dokumentacionit kontraktual;
- Siguron që punimet të kryhen sipas standardeve të cilësisë, sigurisë dhe afateve të përcaktuara;
- Koordinon aktivitetet ndërtimore ndërmjet nënkontraktorëve dhe ekipeve të ndryshme teknike;
- Kontrollon përputhjen e punimeve të zbatimit me planet strukturore, MEP dhe arkitekturore;
- Raporton për progresin e punimeve, problemet teknike dhe propozimet për përmirësim;
- Ndjek zbatimin e procedurave të kontrollit të cilësisë (QA/QC) në të gjitha fazat e punës;
- Identifikon mospërputhje ose devijime nga projekti dhe ngre RFI për sqarim teknik;
- Siguron që materialet të përdoren në përputhje me specifikimet teknike dhe të reduktohen mbetjet;
- Asiston në përgatitjen dhe verifikimin e As Built Drawings për punimet e përfunduara;
- Mban dhe përditëson Ditarin e Kantierit duke regjistruar aktivitetet ditore, kushtet e punës, fuqinë punëtore, pajisjet, materialet dhe çdo incident apo vonesë;
- Asiston në hartimin e planeve ditore/javore të punimeve dhe mbështet Menaxherin e Kantierit;
- Bashkëpunon me inxhinierët e dizajnit, mbikëqyrësit dhe supervizorët për zgjidhjen e çështjeve teknike në terren.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Të jetë diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet;
- Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të jetë i njohur me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
- Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proceset e ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
- Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
- Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
- Të njohë programet bazë kompjuterike si Microsoft Office, Microsoft Project, AutoCad 2D&3D, etj.
Përfitimet:
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik, në të cilin ka mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin personal dhe profesional;
- Pagë në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”




