fbpx

Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë 

Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë 

Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë 

Deri më: Oct 31, 2025

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.

Pozicioni i punës: Inxhinier për Kontrollin e Cilësisë 

Vendndodhja:  Tiranë

Përmbledhja e pozicionit: Inxhinieri i Kontrollit të Cilësisë është përgjegjës për sigurimin që të gjitha punimet dhe materialet e projektit përmbushin specifikimet teknike, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe kërkesat kontraktuale. Ky rol përfshin inspektimin, dokumentimin, raportimin dhe mbikëqyrjen e proceseve të punës për të garantuar cilësi të qëndrueshme dhe përputhje me procedurat e miratuara.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Inspektimi dhe verifikimi i punimeve në kantier për përputhshmëri me planet dhe specifikimet teknike;
  • Sigurohet që standardet specifike të cilësisë përmbushen vazhdimisht në të gjitha nivelet e projekteve të ndërtimit;
  • Mbikëqyrja e testimeve laboratorike, analizimi i rezultateve dhe ndërmarrja e veprimeve korrigjuese kur është e nevojshme;
  • Përgatitja e raporteve të inspektimit, testimit dhe të dhënave të cilësisë;
  • Rishikon praktikat e kontraktorëve dhe metodologjitë e punës dhe jep rekomandime aty ku kërkohen veprime korrigjuese;
  • Miratimi ose refuzimi i punimeve dhe materialeve që nuk përmbushin standardet;
  • Mbajtja e regjistrave të plotë dhe të përditësuar të dokumentacionit të cilësisë;
  • Ndihma në përgatitjen e Planit të Kontrollit të Cilësisë (QCP) dhe procedurave të inspektimit;
  • Pjesëmarrja në inspektimet e përbashkëta me përfaqësuesin e klientit ose autoritetet mbikëqyrëse;
  • Monitorimi i zbatimit të masave parandaluese dhe korrigjuese.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë mbi 3 vjet si menaxher cilësie në projekte ndërtimi;
  • Njohuri të thelluara mbi standardet dhe kodet e ndërtimit;
  • Njohuri mbi sistemet e menaxhimit të cilësisë dhe procedurat e inspektimit/testimit.
  • Përdorimi i mirë i programeve MS Office, AutoCad etj.;
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi të forta analitike;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Mënyra e Aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Departamenti i Teknikës
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :