fbpx

Inxhinier Përpunues

Inxhinier Përpunues

Inxhinier Përpunues

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që  sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin. 

Pozicioni: Inxhinier Përpunues

Vendndodhja: Durrës

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgatit të gjitha Shop Drawings strukturore në përputhje me projektin ekzekutiv dhe dokumentacionin kontraktual;
  • Verifikon përputhjen e Shop Drawings me planet arkitekturore, MEP dhe detajet ekzistuese të projektit;
  • Përgatit Method Statements për të gjitha aktivitetet kryesore strukturore: themele, kolona, trarë, soleta, mure mbajtëse, etj.;
  • Harton As-Built Drawings për strukturën, bazuar në punimet reale të kryera në terren;
  • Siguron që As-Built Drawings të pasqyrojnë saktësisht çdo devijim nga planet fillestare;
  • Përgatit skema krahasuese për përputhjen midis projektit fillestar dhe ndryshimeve gjatë zbatimit;
  • Ndihmon në hartimin e RFI-ve për paqartësitë ose mospërputhjet e konstatuara në dokumentacionin struktural;
  • Menaxhon dhe ndjek statusin e Submittals, RFI-ve dhe Approvals për të gjitha dorëzimet e strukturës;
  • Arkivon të gjitha dokumentet teknike në mënyrë të organizuar dhe të kontrolluar;
  • Siguron që të gjitha dokumentet teknike të jenë të përditësuara sipas ndryshimeve të miratuara;
  • Ndihmon në hartimin e planeve të kontrollit të cilësisë për punimet strukturore;
  • Mbështet teknikisht stafin e zbatimit me dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për zbatimin e punimeve.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi;
  • Eksperiencë pune në profilin e kërkuar dhe/ ose të ngjashme;
  • Të ketë njohuri të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e bashkëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë.

Përfitimet:

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë  10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” 

Departamenti: Departamenti i Teknikës
Vendodhja: Durrës

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :