Inxhinier Strukturist Përpunues

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote!
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
Pozicioni: Inxhinier/e Strukturist Përpunues
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e rolit: Talenti dhe këmbëngulja e stafit tonë është një ndikim i drejtpërdrejtë në cilësinë e punës dhe suksesin tonë në praktikë. Ndaj Progeen po kërkon një inxhinier strukturist përpunues, që është i vetë-motivuar, korrekt dhe entuziast në punën e tij/ saj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të përpunojë projektet e strukturave të objekteve civile dhe industriale duke u referuar normave dhe standardeve evropiane të projektimit;
- Të marrë pjesë në përzgjedhjen e materialeve të përshtatshme mbi bazën e karakteristikave të strukturës që projektohet;
- Të përpunojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale;
- Të jetë pjesë e skuadrës së Strukturës në mbikëqyrjen e proceseve të ndërtimit të karabinasë të objekteve dhe në zgjidhjen e problematikave që ndeshen gjatë kësaj faze;
- Të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë punën me kolegët e Departamenteve të ndryshme të shoqërisë, për të pasur një produkt final cilësor dhe me kosto sa më efektive.
- Përpunimi i vizatimeve të strukturave prej betoni të armuar për zbatim;
- Kontrolli i armimeve dhe elementeve beton/arme në marrëdhënie me supervizionin;
- Monitorimi i ndryshimeve në zbatim dhe përgatitja e vizatimeve të ndërtimit sipas faktit (As-built).
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi
- Eksperiencë pune në profilin e kërkuar dhe/ ose të ngjashme;
- Të ketë njohuri të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit;
- Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e bashkëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 31.10.2025.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”