fbpx

Koordinator i Dokumentacionit Teknik (Document Controller)

Koordinator i Dokumentacionit Teknik (Document Controller)

Koordinator i Dokumentacionit Teknik (Document Controller)

Deri më: Oct 31, 2025

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.

Pozicioni i punës: Koordinator i Dokumentacionit Teknik (Document Controller)

Vendndodhja:  Tiranë

Përmbledhja e pozicionit: Koordinator i Dokumentacionit Teknik (Document Controller) është përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe shpërndarjen e të gjitha dokumenteve të projektit në mënyrë të saktë, të sigurt dhe në kohë. Roli përfshin sigurimin që të gjitha dokumentet të jenë në përputhje me standardet e kompanisë, kërkesat e klientit dhe rregulloret ligjore, si dhe mbajtjen e një sistemi efikas arkivimi dhe gjurmimi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Regjistrimi, kontrolli dhe shpërndarja e dokumenteve hyrëse dhe dalëse të projektit (teknike, administrative, kontraktuale);
  • Ruajtja e rendit dhe përditësimit të të gjitha versioneve të dokumenteve për të shmangur gabime dhe mospërputhje;
  • Mirëmbajtja e një sistemi efikas arkivimi (fizik dhe elektronik) që lejon gjetjen e çdo dokumenti në kohë reale;
  • Sigurimi që dokumentet përputhen me formatet dhe standardet e përcaktuara nga kompania;
  • Koordinimi me departamentet e tjera për marrjen dhe shpërndarjen e informacionit të nevojshëm;
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi statusin e dokumenteve dhe dorëzimet;
  • Ruajtja e konfidencialitetit dhe integritetit të dokumentacionit;
  • Trajnimi i stafit për përdorimin e procedurave dhe sistemeve të menaxhimit të dokumenteve.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Diplomë universitare (preferohet në inxhinieri ose fusha të ngjashme);
  • Eksperiencë mbi 3 vite në pozicionin e kërkuar ose në role të ngjashme;
  • Njohuri të mira të procedurave të menaxhimit të dokumenteve në fushën e ndërtimit;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe platformave për menaxhim dokumentesh;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Mënyra e Aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Departamenti i Teknikës
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :