Magazinier

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Pozicioni: Magazinier
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e pozicionit: Jemi në kërkim të një profesionisti të organizuar dhe të kujdesshëm për menaxhimin e magazinës. Nëse ke përvojë në këtë fushë dhe je i aftë të punosh në një ambient dinamik, kjo është mundësia jote! Apliko tani dhe bëhu pjesë e një ekipi që vlerëson punën dhe përkushtimin.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Pranon, kontrollon dhe regjistron materialet dhe pajisjet që mbërrijnë në kantier, duke verifikuar përputhjen me dokumentacionin e porosisë dhe cilësinë e produkteve;
- Organizon magazinën në mënyrë të sistemuar dhe të sigurt, duke siguruar ruajtjen e materialeve në kushte optimale dhe në përputhje me kërkesat teknike të projektit;
- Menaxhon inventarin përmes regjistrave fizikë dhe/ose softuerikë, duke kryer kontrollin periodik të stokut dhe duke përgatitur raporte të sakta mujore ose sipas kërkesës;
- Lëshon materiale dhe pajisje vetëm bazuar në kërkesa zyrtare të miratuara (Material Request Forms) nga Inxhinierët ose Menaxheri i Kantierit;
- Raporton menjëherë mungesat, dëmtimet, skadencat apo tepricat e materialeve te Menaxheri i Kantierit dhe/ose departamenti i Logjistikës;
- Bashkëpunon ngushtë me ekipin e QA/QC për të garantuar që materialet që përdoren janë të aprovuara dhe të certifikuara;
- Siguron që dokumentacioni i magazinës (delivery notes, fatura, certifikata materiali) të jetë i plotë, i rregullt dhe i arkivuar sipas kërkesave të projektit dhe kontratës FIDIC;
- Merr pjesë në procesin e dorëzimit final duke përgatitur pasqyrat përfundimtare të stokut.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë e studimeve të larta ose të mesme;
- Eksperiencë pune 2-5 vjet si Magazinier;
- Të ketë aftësi në përdorimin e paketës MC Office, dhe njohuri mbi programin financiar Alpha Web;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”




