fbpx

Përfaqësues Shitjesh

Përfaqësues Shitjesh

Përfaqësues Shitjesh

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Roli: Përfaqësues Shitjesh
Departamenti: Shitjeve
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e rolit: Progeen kërkon një Përfaqësues Shitjesh të talentuar dhe të motivuar për të menaxhuar dhe ndjekur procesin e shitjes së apartamenteve dhe pasurive të tjera të paluajtshme. Roli përfshin angazhimin aktiv në ndërtimin e marrëdhënieve me klientët, analizimin e tregut dhe garantimin e përmbushjes së objektivave të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Administrimi dhe negocimi i kontratave të shitjes, përfshirë detajet, afatet dhe mundësitë e rinovimit;
  • Monitorimi i planeve të shitjes në përputhje me objektivat e kompanisë;
  • Analiza e tregut, konkurrencës, çmimeve dhe kontratave të realizuara;
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët aktualë dhe potencialë;
  • Zgjidhja e kërkesave dhe ankesave të klientëve;
  • Menaxhimi i proceseve post-shitjes, duke bashkëpunuar me departamentet teknike dhe financiare;
  • Komunikimi dhe koordinimi i drejtpërdrejtë me Departamentin e Financës për ndjekjen e kontratave deri në përfundimin e procedurave të shitjes dhe dorëzimin e pronës;
  • Informimi i klientëve për shërbimet dhe ofertat e kompanisë;
  • Hartimi i strategjive për të tërhequr klientë të rinj dhe zgjerimi i rrjetit të kontakteve;
  • Rifreskimi dhe mirëmbajtja e databazës së klientëve.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, administrimit të biznesit ose një disiplinë të ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
  • Aftësi analitike dhe të menduarit strategjik;
  • Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik;
  • Profesionalizëm, besueshmëri dhe etikë të lartë pune;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe CRM.

Përfitimet:

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera  brenda datës.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Departamenti: Departamenti i Marketingut
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :