fbpx

Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE) 

Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE) 

Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE) 

Deri më: Oct 31, 2025

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që  sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin. 

Pozicioni: Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE)

Vendndodhja: Tiranë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zbaton dhe monitoron politikat dhe procedurat e shoqërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Organizon dhe realizon instruktime periodike për punonjësit e shoqërisë dhe punonjësit e nënkontraktorëve;
  • Organizon dhe mirëmban dokumentacionin teknik dhe ligjor që lidhet me sigurinë dhe shëndetin në punë;
  • Trajnon punonjësit për njohjen, kuptimin dhe zbatimin e DVR-së në aktivitetet e tyre të përditshme;
  • Kryen inspektime ditore në kantier për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve, si dhe për verifikimin e përputhshmërisë me masat e sigurisë;
  • Identifikon dhe eliminon rreziqet potenciale përmes veprimeve parandaluese dhe korrigjuese në përputhje me DVR-në dhe planin e sigurisë;
  • Informon dhe trajnon stafin mbi procedurat e evakuimit në raste emergjente, sipas planit të sigurisë;
  • Mbledh dhe ruan regjistrat për inspektimet, trajnimet, aksidentet dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë;
  • Përgatit raporte javore të detajuara mbi gjendjen e sigurisë në kantier.i cili I dorëzohet drejtuesit/inxhinierëve të kantiereve si dhe menaxherit të sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Siguron një linjë të rregullt komunikimi me drejtorin e kantierit për çështje që lidhen me zbatimin e masave të sigurisë dhe përmirësimet e nevojshme si dhe me menaxherin e sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Harton, përditëson dhe zbaton procedurat e reagimit në rast situatash të paparashikuara apo aksidentesh, në bashkëpunim me ekipet përgjegjëse;
  • Verifikon që i gjithë stafi të ketë marrë në dorëzim pajisjet mbrojtëse individuale (PMI) dhe siguron plotësimin dhe arkivimin e procesverbaleve përkatëse të marrjes në dorëzim.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë në Inxhinieri;
  • Eksperiencë pune 2-3 vjet;
  • Vërtetime përkatëse ose Çertifikata trajnimi shtesë përbëjnë avantazh;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Aftësi për zgjidhjeje të problemeve;
  • Të jetë fleksibel për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash;
  • Të ketë aftësi komunikuese, organizative, negociuese dhe bashkëpunuese.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të  email-it titullin e pozicionit brenda datës 31.10.2025.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë  10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” 

Departamenti: Departamenti i Teknikës
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :