Teknik Ndërtimi

Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
Pozicioni: Teknik Ndërtimi
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Pozicionit: Tekniku i Ndërtimit ndjek nga afër ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të gjitha fazave si: gërmimi, lidhja e hekurit, betonimi, etj në bashkëpunim me Inxhinierin e kantierit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndjek vazhdimisht punimet në të gjitha fazat e ndërtimit;
- Lexon, kontrollon dhe siguron zbatimin e projektit sipas kërkesave dhe KTZ;
- Informon inxhinierin e kantierit dhe jep sugjerime për përmirësime;
- Koordinon punët me inxhinierin, cakton prioritetet ditore dhe ndan detyrat për grupet e punëtorëve;
- Kontrollon cilësinë dhe sasinë e materialeve, si dhe ruajtjen dhe përdorimin e tyre në kantier;
- Siguron vijimësinë e punës edhe në mungesë të inxhinierit, sipas kushteve të sigurisë në punë;
- Propozon nevojat për fuqi punëtore;
- Mban listën e punonjësve dhe proceset ku janë angazhuar.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Shkollë e mesme teknike në ndërtim;
- 3-5 vite eksperiencë pune në zbatim projekti;
- Njohje të KTZ dhe leximit të projekteve;
- Aftësi të mira organizimi, kontrolli, raportimi dhe komunikimi.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 31.10.2025.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”