Politika e Privatësisë

 

Faqja e internetit www.progeen.com

Shkurt 2026

Kjo politikë privatësie informon vizitorët e faqes www.progeen.com dhe personat që na kontaktojnë nëpërmjet faqes ose fushatave tona në rrjete sociale, mbi mënyrën si përpunohen të dhënat e tyre personale. Ajo zbatohet ekskluzivisht për të dhënat e mbledhura nëpërmjet kanaleve dixhitale.

Për informacione mbi përpunimin e të dhënave në kontekstin e marrëdhënieve kontraktore, punësimit ose video-survejimit, subjektet informohen me dokumente të veçanta në momentin përkatës.

1. Kontrolluesi i të Dhënave

PROGEEN SHPK
NUIS: L32113001C
Selia: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Pallati Intercosat, Hyrja A, Kati 1, Tiranë
Administrator: Genc Kuçuku
Kontakti privacy: info@progeen.com  |  Tel: +355 69 241 6615.
Faqja: https://www.progeen.com

2. Çfarë të Dhënash Mbledhim, Pse dhe për Sa Kohë

Tabela e mëposhtme përshkruan çdo aktivitet përpunimi që lidhet me faqen tonë të internetit dhe kanalet dixhitale:

AktivitetiBaza LigjoreTë DhënatAfati Ruajtjes
Navigimi në faqe (cookies teknike)Domosdoshmëri teknike për funksionimin e shërbimit të kërkuar nga përdoruesiAdresë IP, lloji i shfletuesit, sistemi operativ, gjuha, faqet e vizituaraSesioni ose sipas cookie-s (shih Cookie Policy)
Cookies analitike (kur aktivizohen)Pëlqimi juaj (Neni 7/1/a)Adresë IP (e anonimizuar), faqet e vizituara, kohëzgjatja, burimi i trafikutSipas ofruesit (shih Cookie Policy)
Formulari i kontaktit / kërkesa informacioniInteres legjitim i kontrolluesit (Neni 7/1/dh) — përgjigjja ndaj kërkesës suajEmër, email, nr. telefoni, përmbajtja e mesazhit1 vit nga përmbyllja e kërkesës
Lead nga fushata Facebook / Instagram (kur rifillojnë)Interes legjitim (Neni 7/1/dh) për kontaktin e parë; Pëlqim (Neni 7/1/a) për komunikim të mëtejshëm marketinguEmër, nr. telefoni, email, preferencë prone3 vjet nga kontakti i fundit ose deri në tërheqjen e pëlqimit
Komunikim nëpërmjet WhatsApp BusinessInteres legjitim (Neni 7/1/dh) — vijim i kontaktit të nisur nga ju; Pëlqim (Neni 7/1/a) për mesazhe promovueseEmër, nr. telefoni, përmbajtja e bisedës, preferencë prone3 vjet nga kontakti i fundit ose deri në tërheqjen e pëlqimit
Menaxhimi i lead-it në CRM (Zoho)Interes legjitim (Neni 7/1/dh) — menaxhimi i marrëdhënies tregtareEmër, kontakte, preferencë prone, historiku i komunikimeve3 vjet nëse nuk konvertohet në klient; sipas kontratës nëse bëhet klient
2.1 Shënim mbi bazat ligjore

Interesi legjitim (Neni 7, pika 1, shkronja “dh”): Kontrolluesi e ka vlerësuar se interesi i tij legjitim (përgjigjja ndaj kërkesave, menaxhimi i leads) nuk cenon interesat, të drejtat apo liritë themelore të subjektit. Ju keni të drejtë të kundërshtoni këtë bazë ligjore në çdo moment (shih Seksionin 5).

Pëlqimi (Neni 7, pika 1, shkronja “a”): Ku kërkohet pëlqimi juaj (p.sh. cookies analitike, komunikim marketingu), ai jepet me veprim afirmativ të qartë. Ju mund ta tërhiqni në çdo kohë, pa ndikuar ligjshmërinë e përpunimit para tërheqjes (Neni 8, pika 3).

2.2 A jeni të detyruar të jepni të dhënat?

Sipas Nenit 13, pika 1, shkronja “dh”: asnjë e dhënë nuk është e detyrueshme. Nëse nuk plotësoni formularin e kontaktit ose nuk jepni numrin e telefonit, thjesht nuk do të jemi në gjendje t’ju kontaktojmë. Nuk ka pasoja negative.

3. Marrësit e të Dhënave

Të dhënat tuaja mund t’u komunikohen vetëm kategorive të mëposhtme, sipas Nenit 13, pika 1, shkronja “e”:

Marrësi (vendndodhja)QëllimiBaza
Zoho Corporation (Irlandë/Hollandë, BE)Përpunues — CRM + email. Kushte standarde të ofruesit (zoho.com/terms + DPA Addendum)Kushte standarde + Vendim përshtatshmërie (Neni 40)
Meta Platforms Inc. (SHBA)Kontrollues i pavarur — platforma e reklamimit dhe komunikimit. Kushte standarde të platformësVendim përshtatshmërie (Neni 40)
Ofrues hosting / webmasterRuajtja dhe mirëmbajtja e faqes progeen.comKushte standarde të ofruesit

Zoho vepron si përpunues sipas kushteve standarde të publikuara (Terms of Service + DPA Addendum) dhe ruan të dhënat në Bashkimin Evropian. Meta Platforms vepron si kontrollues i pavarur sipas kushteve të veta të platformës. Ofruesit e shërbimeve nuk i përdorin të dhënat tuaja për qëllime të tyre.

4. Transferimet Ndërkombëtare

Të dhënat tuaja mund të transferohen jashtë Shqipërisë te ofruesit e shërbimeve të përmendur në Seksionin 3. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka nxjerrë vendime përshtatshmërie sipas Nenit 40 të Ligjit nr. 124/2024 për vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke konfirmuar se këto juridiksione sigurojnë nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje.

Konkretisht: Zoho Corporation ruan të dhënat në qendrat e të dhënave në Dublin (Irlandë) dhe Amsterdam (Hollandë), brenda Bashkimit Evropian. Meta Platforms Inc. operon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irlandë.

Për të dyja juridiksionet, transferimi lejohet pa masa shtesë mbrojtëse, në bazë të vendimit të përshtatshmërisë sipas Nenit 40 të Ligjit nr. 124/2024.

5. Të Drejtat Tuaja

Sipas Neneve 13–20 të Ligjit nr. 124/2024, Ju keni këto të drejta:

E DrejtaNeniPërshkrim
InformimNeni 13Informacion i plotë mbi përpunimin në momentin e mbledhjes
AksesNeni 14Konfirmim dhe kopje të të dhënave tuaja brenda 30 ditëve
Korrigjim dhe fshirjeNeni 15Korrigjim të dhënash të pasakta; fshirje kur nuk janë më të nevojshme
Të harrohetNeni 16Fshirje lidhjesh, kopjesh apo riprodhimesh të publikuara
KufizimNeni 17Kufizim përpunimi në rrethana të caktuara
TransferueshmëriNeni 18Marrje të dhënash në format të strukturuar dhe transferim tek kontrollues tjetër
KundërshtimNeni 19Kundërshtim përpunimi — për marketing: pa kushte, efekt i menjëhershëm (pika 2)
Vendime automatikeNeni 20Të mos i nënshtroheni vendimmarrjes së bazuar vetëm në përpunim automatik
5.1 Marketingu i drejtpërdrejtë — e drejtë e veçantë

Sipas Nenit 19, pika 2 dhe Nenit 46, pika 4, ju keni të drejtën e pakushtëzuar të kundërshtoni në çdo moment, pa dhënë arsye, përpunimin e të dhënave tuaja për marketing. Pas ushtrimit të kësaj të drejte, Kontrolluesi ndërpret menjëherë përpunimin për këtë qëllim (Neni 19, pika 3).

5.2 Si t’i ushtroni të drejtat
Email: info@progeen.com
Postë: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Pallati Intercosat, Hyrja A, Kati 1, Tiranë
Afati: Përgjigje brenda 30 ditëve (Neni 12, pika 4). Zgjatje deri 60 ditë me njoftim paraprak kur ka kompleksitet ose volum kërkesash.
5.3 Ankesa pranë Komisionerit

Sipas Nenit 13/1/f dhe Nenit 86, keni të drejtë ankese pranë:

Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, Tiranë  |  Tel: +355 42237200  |  www.idp.al  |  info@idp.al

6. Cookies

Faqja përdor cookies teknike (strikt të nevojshme) pa kërkuar pëlqim, si dhe cookies analitike/marketingu vetëm me pëlqimin tuaj. Për listën e plotë të cookies, kategoritë, ofruesit, afatet dhe mundësinë e menaxhimit, konsultoni Politikën e Cookies (PG-PRIV-CKP-001), e publikuar veçmas në faqe.

7. Ndryshime në Politikë

Kjo politikë mund të përditësohet për të reflektuar ndryshime ligjore ose operacionale. Çdo version i ri publikohet në këtë faqe me datë dhe numër versioni. Ndryshime materiale njoftohen nëpërmjet banner-it në faqe.

8. Baza Ligjore e Referencës

— Fund i Politikës së Privatësisë