Progeen prezanton “Riverpark Residences”, një dimension i ri i jetesës në Tiranë

Progeen lançoi projektin më të ri rezidencial, “Riverpark Residences”, një koncept modern komunitar i projektuar nga studioja e njohur belge 51N4E.
I pozicionuar në një nyje me akses të menjëhershëm në Unazën e Madhe në hyrjë të autostradës Tiranë–Durrës, ky kompleks ndërthur banimin bashkëkohor, gjelbërimin dhe hapësirat publike pa makina. Angazhimi i Progeen përfshin ndërtimin e dy godinave rezidenciale, të emërtuara R14 dhe R15 në fazën e parë, dhe një Qendër Polifunksionale në fazën e dytë, të konceptuara me teknologji Smart Home, efiçencë të energjisë, parkime modern në dy katet nëntokë me stacione karikimi elektrik dhe ambiente rekreative e sportive për gjithë familjen.
Me standardet më të larta të ndërtimit dhe besueshmërinë që karakterizon çdo projekt të Progeen, “Riverpark Residences” ofron një opsion jetese moderne dhe një mundësi të shkëlqyer investimi.
Projekti do të ketë ambiente shërbimi në të gjithë ciklin e nevojave kumunitare dhe është i vendosur në afërsi të institucioneve arsimore të zonës.






