fbpx
Kredi per shtepi

Partneriteti i “Progeen” me bankat: 30% e klientëve përfituan kredi për shtëpi

Zgjidhjet financiare të strukturuara nga Progeen po i ndihmojnë klientët të sigurojnë pronën e tyre me më pak pengesa dhe më shumë garanci.

Kredi per shtepi

Blerja e shtëpisë është një nga investimet më të rëndësishme në jetën e çdo individi. Emocionet e këtij momenti janë të mëdha, por shpesh procesi i financimit kthehet në një sfidë të vështirë.

Prej vitesh Progeen ka krijuar partneritet të konsoliduar me bankat kryesore në vend, duke e transformuar blerjen me kredi në një eksperiencë të lehtë, të shpejtë dhe, mbi të gjitha, shumë të besueshme.
Ky model bashkëpunimi garantoi një ndikim të menjëhershëm:

Rreth 30% e klientëve përfituan mundësinë e blerjes me kredi gjatë vitit 2024. Në vitin 2025, kjo shifër shënoi në rritje, duke treguar besimin e publikut dhe të institucioneve financiare tek projektet e Progeen. Këtë praktikë të konsoliduar tashmë, Progeen synon ta avancojë më tej në vitet e ardhshme.

Mundësia e financimit me kredi dëshmon faktin se blerësi merr banesë me vlerë reale të çertifikuar nga banka si kolateral efektiv.

Besueshmëria Progeen, një garanci më shumë

kredi hipotekore

Kompania njihet për reputacionin dhe qëndrueshmërinë e saj në tregun e ndërtimit që nga viti i themelimit në 2013. Zgjedhja e apartamentit apo hapësirës së biznesit në një nga projektet e Progeen SH.P.K shoqërohet me besueshmëri shtesë tek bankat partnere.

Kushtet e kredisë hartohen në bashkëpunim të ngushtë për të qenë transparente, fleksibël dhe të përshtatura me ritmin dhe mundësitë financiare të blerësit. Plani i pagesës deri në likuidimin e plotë bëhet plotësisht i qartë gjatë procesit.
Aplikimi për kredi bëhet efikas duke eliminuar burokracinë dhe vonesat.

Përzgjedhja e pronës

Klienti bën përzgjedhjen e pronës dhe diskuton të gjitha detajet me kompaninë e ndërtimit.

Kësti i parë, në masën e 30% të çmimit, paguhet deri dy javë nga nënshkrimi i kontrates me Progeen.

Kësti i dytë kalon me shumën e kreditimit nga banka në masën 70% të çmimit.
Bashkëpunimi me bankat ka bërë të mundur që ky proces të realizohet brenda dy muajve, ndërkohë që afati maksimal është 90 ditë nga nënshkrimi i kontratës.

Finalizimi i këtyre dy fazave, plotëson kushtet që:

  1. Kontrata regjistrohet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në favor të porositësit.
  2. Apartamenti objekt i kontratës regjistrohet si kolateral hipotekor nga banka ku aprovohet kredia.

Nga kjo mundësi nuk kanë përfituar vetëm klientët familjarë por edhe blerësit e interesuar për investim të cilët përmes financimit me kredi kanë siguruar likuiditet pa prekur gjendjen e kapitalit që disponojnë.

Kushte preferenciale kredie

Ndertim Progeen

Partneriteti afatgjatë me bankat ju sjell përfitime të drejtpërdrejta.
Për shkak të volumit të lartë të shitjeve dhe besimit që bankat kanë tek projektet e Progeen, klientët kanë akses tek kreditimi me interesa më të favorshme se ofertat standarde në treg.

Klientët përfitojnë nga një shërbim i dedikuar konsultimi financiar, i cili i ndihmon të zgjedhin planin optimal të kredisë pa i vendosur në vështirësi.

Banka ofron këshillim financiar duke përshtatur kushtet e kredisë me kërkesat e klientit.
Kështu klientët kursejnë kohë, para dhe energji, duke filluar jetën e tyre të re në shtëpinë që kanë ëndërruar, ose duke gjetur hapësirën ideale për biznesin, pa kompromise financiare dhe me sigurinë e një prej kompanive më të besuara të ndërtimit në Shqipëri.

Trendi në rritje i vlerës së pronave në Tiranë, e bën financimin me kredi jo vetëm një përfitim për jetë më të mirë në të tashmen, por edhe një investim me përfitime të sigurta për të ardhmen.

Kontaktoni tani përfaqësuesit tanë të shitjes për të zbuluar portofolin e pronave në zonat me interes në Tiranë dhe për të zgjedhur apartamentin tuaj në projektet e Progeen.

Investoni sot në një treg që vetëm rritet – investimi në Tiranë vlen më shumë çdo vit.

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :