fbpx

“Tirana New Boulevard”: Projekti i ardhshëm i Progeen shpk & Smart Construction Invest, 2 Kulla 44 dhe 41 kate në bulevardin e ri të Tiranës

Progeen shpk në partneritet me shoqërinë Smart Construction Invest, kanë kënaqësinë të prezantojnë projektin e ri shumë ambicioz. Projekti i ri rezidencial dhe komercial do të jetë një nga pikat e reja të referimit të kryeqytetit me dy kulla 44 dhe 41 kate të pozicionuara në zonën më të kërkuar të qytetit përbri parkut qendror të bulevardit të ri.

I projektuar nga studio e famshme Archea & Associates, projekti premton të ndërthurë inovacion arkitekturor, cilësi të pakrahasueshme ndërtimi dhe funksionalitet.

2 kullat e “Tirana New Boulevard” do të ofrojnë apartamente rezidenciale, ambiente tregtare dhe zyra biznesi duke krijuar një qendër dinamike për banim, punë dhe argëtim. Ato do të ofrojnë një standart shumë të lartë jetese për rezidentët dhe bizneset në të duke u kthyer në një etalon për zhvillimet e mëtejshme urbane.

Punimet e ndërtimit të cilat do të zhvillohen tërësisht nga Progeen shpk pritet të fillojnë në tremujorin e dytë të 2025.

Me vendndodhjen e përsosur dhe dizajnin modern, ky projekt pritet të tërheqë interes të konsiderueshëm nga investitorë, rezidentë dhe gjithashtu biznese të tjera duke përforcuar më tej statusin e Tiranës si një qytet i cili ka marrë një drejtim modern për jetesën urbane.

Ndiqni buletinin tonë informativ për të rejat në vazhdim lidhur me këtë projekt.

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :