DY KULLA 44 DHE 41 KATËSHE NË BULEVARDIN E RI

 

Projekti: DY KULLA 44 DHE 41 KATËSHE NË BULEVARDIN E RI

 

Vendndodhja: Bulevardi i Ri, Tiranë / Shqipëri

Klienti: Progeen shpk (Investim i shoqërisë)

Detyra: Ndërtimi me çelësa në dorë i dy godinave 44 & 41-katëshe me parkim nëntokësor, ambiente tregtare dhe zyra

Tipi i kontratës: Projektim, Ndërtim me çelësa në dorë

 

Progeen shpk, prezanton një projekt të ri ambicioz: dy kulla ikonike prej 44 dhe 41 kate, të pozicionuara në zemër të Bulevardit të Ri të Tiranës – një zonë që shumë shpejt po transformohet në destinacionin më të kërkuar dhe më të zhvilluar të qytetit.

Në krah të parkut qendror, hapësira më e madhe e gjelbër e Bulevardit të Ri, projekti ofron një kombinim unik të natyrës dhe jetesës urbane. Projektuar nga studioja e famshme Marco Casamonti & Partners, kullat dallohen për arkitekturën e tyre të veçantë, ngjyrat vivide që sjellin gjallëri dhe ballkonet e shumta që krijojnë një pamje dinamike e moderne.

Këto kulla do të ofrojnë apartamente rezidenciale, ambiente tregtare dhe zyra biznesi, duke ofruar hapësira tej mase funksionale dhe të projektuara për të përmbushur nevojat e rezidentëve dhe bizneseve moderne. Duke përdorur teknologjitë më moderne të ndërtimit të veprave të tilla dhe një lokacion strategjik, kullat tona po tërheqin interes të gjerë nga investitorë, banorë dhe profesionistë, duke shënuar një tjetër hap drejt zhvillimit urban të Tiranës dhe vendosjes së standardeve të reja.

Date:

Category: