Teknik Ndërtimi

Teknik Ndërtimi

Teknik Ndërtimi

Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Teknik Ndërtimi
Vendndodhja: Durrës

 Përmbledhja e Pozicionit: Jemi në kërkim të një profesionisti me aftësi dhe përvojë si teknik ndërtimi. Nëse ke njohuri mbi proceset e ndërtimit, je i vëmendshëm ndaj detajeve dhe i aftë të punosh në ekip, kjo është mundësia ideale për ty! Apliko tani dhe bëhu pjesë e një ekipi inovativ që ndërton me cilësi dhe përkushtim.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mbështet Inxhinierët e zbatimit në ndjekjen dhe koordinimin e punimeve të përditshme në kantier;
  • Ndihmon në kontrollin e përputhshmërisë së punimeve me projektin ekzekutiv dhe specifikimet teknike;
  • Përgatit skica të thjeshta teknike, matje në terren dhe raporte të progresit fizik të punimeve;
  • Monitoron përdorimin e materialeve dhe pajisjeve në terren, duke raportuar çdo problem teknik ose devijim nga projektet;
  • Ndihmon në mbajtjen e përditshme të Ditarit të Kantierit duke regjistruar aktivitetet kryesore, kushtet e motit, fuqinë punëtore dhe çdo incident të ndodhur;
  • Kryen kontroll paraprak për përgatitjen e elementeve përpara inspektimeve dhe kolaudimeve nga supervizori ose Inxhinieri i Punimeve;
  • Respekton dhe zbaton rregullat e shëndetit dhe sigurisë në kantier gjatë kryerjes së detyrave.  

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Shkollë e mesme teknike në ndërtim;
  • 3-5 vite eksperiencë pune në zbatim projekti;
  • Njohje të KTZ dhe leximit të projekteve;
  • Aftësi të mira organizimi, kontrolli, raportimi dhe komunikimi.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Departamenti i Teknikës
Vendodhja: Durrës

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :