Asistente Administrative

Asistente Administrative

Asistente Administrative

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote!

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin.

Pozicioni: Asistente Administrative
Vendndodhja: Tiranë 


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ndjek çdo çështje me natyrë administrative;
  • Suporton në mënyrë të vazhdueshme stafin;
  • Mirëpret dhe drejton vizitorët në përputhje me qëllimin e vizitës;
  • Nënshkruan dhe shpërndan postën (letra ose pako);
  • Administron protokollin dhe arkivën;
  • Parashikon dhe plotëson nevojat e stafit për materiale kancelarie ,dhe për produkte të tjera të konsumit të përditshëm;
  • Asiston në procesin onboarding të stafit të ri;
  • Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare;
  • Eksperiencë pune deri në 1 vit;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës MS Office;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Të jetë e komunikueshme dhe e sjellshme;
  • Të jetë korrekte në zbatimin e detyrave që i ngarkohen

Përfitimet:

  • Një ambient mikpritës dhe dinamik
  • Mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht
  • Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Burime Njerëzore
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2026

Na gjeni :