Teknik Ndërtimi

Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Pozicioni: Teknik Ndërtimi
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Pozicionit: Jemi në kërkim të një profesionisti me aftësi dhe përvojë si teknik ndërtimi. Nëse ke njohuri mbi proceset e ndërtimit, je i vëmendshëm ndaj detajeve dhe i aftë të punosh në ekip, kjo është mundësia ideale për ty! Apliko tani dhe bëhu pjesë e një ekipi inovativ që ndërton me cilësi dhe përkushtim.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mbështet Inxhinierët e zbatimit në ndjekjen dhe koordinimin e punimeve të përditshme në kantier;
- Ndihmon në kontrollin e përputhshmërisë së punimeve me projektin ekzekutiv dhe specifikimet teknike;
- Përgatit skica të thjeshta teknike, matje në terren dhe raporte të progresit fizik të punimeve;
- Monitoron përdorimin e materialeve dhe pajisjeve në terren, duke raportuar çdo problem teknik ose devijim nga projektet;
- Ndihmon në mbajtjen e përditshme të Ditarit të Kantierit duke regjistruar aktivitetet kryesore, kushtet e motit, fuqinë punëtore dhe çdo incident të ndodhur;
- Kryen kontroll paraprak për përgatitjen e elementeve përpara inspektimeve dhe kolaudimeve nga supervizori ose Inxhinieri i Punimeve;
- Respekton dhe zbaton rregullat e shëndetit dhe sigurisë në kantier gjatë kryerjes së detyrave.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Shkollë e mesme teknike në ndërtim;
- 3-5 vite eksperiencë pune në zbatim projekti;
- Njohje të KTZ dhe leximit të projekteve;
- Aftësi të mira organizimi, kontrolli, raportimi dhe komunikimi.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”




