fbpx

Jurist/e

Jurist/e

Jurist/e

Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Jurist/e

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Juristi siguron mbështetje ligjore për veprimtarinë dhe aktivitetin e shoqërisë në përputhje me dispozitat në fuqi dhe kuadrin ligjor përkatës, për mbrojtjen e interesave të saj, si dhe kontrollit të zbatimit me përpikmëri të kuadrit ligjor dhe dhënies se mendimit të specializuar juridik për çështjet ligjore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për hartimin e kontratave me nënkontraktorët e shoqërisë dhe marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme;
  • Kryen dhe bashkërendon punë kërkimore, analizë, këshillim, opinion ligjor mbi procese administrative, në të gjitha çështjet ligjore përgjatë implementimit të kontratave private e publike, shoqëritë e përkohshme, licensat, autorizimet, certifkimet etj.;
  • Përfaqëson shoqërinë pranë insitucioneve përkatëse dhe autoriteteve kontraktore për ndjekjen e procedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me to, për çështjet e caktuara ligjore;
  • Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacioneve të shoqërisë të jenë në përputhje me kërkesat, rregullat dhe procedurat aktuale;

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, dega Juridik.
  • Eksperiencë pune 2-3 vite si Jurist/e në sektorin e ndërtimit.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndërmarrë iniciativë;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Të ketë aftësi analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet me natyrë juridike;
  • Aftësi për të koordinuar punën për projektet përkatëse;
  • Të njohë shumë mirë Ligjin për Shoqërinë Tregtare, Kodin Administrativ, Kodin Civil, Legjislacionin për Licencat dhe Certifikimet etj.;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe të sistemit online E–Albania.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Departamenti: Departamenti Ligjor
Vendodhja: Tiranë

Profili i Kompanisë 2024

Na gjeni :