Koordinator i Dokumentacionit Teknik (Document Controller)

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.
Pozicioni i punës: Koordinator i Dokumentacionit Teknik (Document Controller)
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e pozicionit: Koordinator i Dokumentacionit Teknik (Document Controller) është përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe shpërndarjen e të gjitha dokumenteve të projektit në mënyrë të saktë, të sigurt dhe në kohë. Roli përfshin sigurimin që të gjitha dokumentet të jenë në përputhje me standardet e kompanisë, kërkesat e klientit dhe rregulloret ligjore, si dhe mbajtjen e një sistemi efikas arkivimi dhe gjurmimi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Regjistrimi, kontrolli dhe shpërndarja e dokumenteve hyrëse dhe dalëse të projektit (teknike, administrative, kontraktuale);
- Ruajtja e rendit dhe përditësimit të të gjitha versioneve të dokumenteve për të shmangur gabime dhe mospërputhje;
- Mirëmbajtja e një sistemi efikas arkivimi (fizik dhe elektronik) që lejon gjetjen e çdo dokumenti në kohë reale;
- Sigurimi që dokumentet përputhen me formatet dhe standardet e përcaktuara nga kompania;
- Koordinimi me departamentet e tjera për marrjen dhe shpërndarjen e informacionit të nevojshëm;
- Përgatitja e raporteve periodike mbi statusin e dokumenteve dhe dorëzimet;
- Ruajtja e konfidencialitetit dhe integritetit të dokumentacionit;
- Trajnimi i stafit për përdorimin e procedurave dhe sistemeve të menaxhimit të dokumenteve.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Diplomë universitare (preferohet në inxhinieri ose fusha të ngjashme);
- Eksperiencë mbi 3 vite në pozicionin e kërkuar ose në role të ngjashme;
- Njohuri të mira të procedurave të menaxhimit të dokumenteve në fushën e ndërtimit;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe platformave për menaxhim dokumentesh;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Mënyra e Aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”