Manovrator (Vinçier për Vinç Kullë)

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Kompania “PROGEEN” sh.p.k. kërkon të punësojë Manovrator (Vinçier për Vinç Kullë) me përvojë pune, për projektet e sajnë fushën e ndërtimit në Durrës.Vendi i punës: Durrës
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- -Të ketë eksperiencë të mëparshme në operimin e vinçave;
- -Të jetë i pajisur me dëshmitë dhe certifikatat përkatëse për drejtimin e vinçave;
- -Të njohë dhe respektojë rregullat e sigurisë në punë;
- -Të dijë të kryejë shërbimet elementare të vinçit, si grasatimi, kontrolli teknik dhe mirëmbajtja bazë e pajisjes;
- -Të jetë i përgjegjshëm, i kujdesshëm dhe i aftë për të punuar në grup.
Kompania Ofron:
- Punësim i rregullt dhe afatgjatë;
- Kushte të mira pune dhe pagesë konkurruese;
- Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi.
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”




