Asistente Administrative

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote!
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin.
Pozicioni: Asistente Administrative
Vendndodhja: Tiranë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndjek çdo çështje me natyrë administrative;
- Suporton në mënyrë të vazhdueshme stafin;
- Mirëpret dhe drejton vizitorët në përputhje me qëllimin e vizitës;
- Nënshkruan dhe shpërndan postën (letra ose pako);
- Administron protokollin dhe arkivën;
- Parashikon dhe plotëson nevojat e stafit për materiale kancelarie ,dhe për produkte të tjera të konsumit të përditshëm;
- Asiston në procesin onboarding të stafit të ri;
- Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare;
- Eksperiencë pune deri në 1 vit;
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës MS Office;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
- Të jetë e komunikueshme dhe e sjellshme;
- Të jetë korrekte në zbatimin e detyrave që i ngarkohen
Përfitimet:
- Një ambient mikpritës dhe dinamik
- Mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht
- Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”




