HARKU I TRIUMFIT DHE MONUMENTET E MARTIRËVE NË ASHRAF 3

Vendndodhja:  Manëz, Durrës / Shqipëri

Kohëzgjatja e kontratës: Maj-Korrik 2019

Klienti: FARA Association, All For Freedom Ltd

Detyra: Ndërtim i Harkut të Triumfit në Ashraf 3

Tipi i kontratës:  Projektim, Ndërtim me çelësa në dorë

 

Harku i triumfit është një monument i cili simbolizon fitoren ndaj shtypjes dhe është i vendosur në hyrje të qytezës Ashraf 3. Ai është i ndërtuar me strukturë metalike dhe i veshur me mermer. Në qendër të tij është një flamur i Iranit  të lirë dhe mbi të gjenden dy luanë me diellin të cilët janë simbole të Persisë që prej shekullit 12.
 
Monumentet e Martirëve përbëhen prej 18 kolonash simbolike dhe një hark qendror monumental i cili është i mbuluar me yje dhe yjet përfaqësojnë jetët e martirëve që dhanë jetën për liri.
 
Ky monument ka edhe një shatërvan qendror dhe i gjithi shërben si një vend homazhi për martirët e Iranit.
 
Këto vepra u realizuan në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër dhe ishin gati për konventën ndërkombëtare për Iranin e Lirë 2019.

Date:

Category: