REZIDENCË BANIMI “IRIS”, 2018-2021, NË RRUGËN “XHANFIZE KEKO”
Vendndodhja: Rruga “Zihni Sako”, pranë “Oxhakut”, Tiranë / Shqipëri
Kohëzgjatja e kontratës: 2018 – 2021
Klienti: Progeen shpk, Enos shpk
Sipërfaqja e ndërtimit: 6,965 m2
Detyra: Ndërtimi i një godine banimi 7-katëshe me 1 kat njësi tregtare dhe 2 kate parkim nëntokësor
Tipi i kontratës: Projektim, Ndërtim me çelësa në dorë
Rezidenca Iris është godina e parë, pjesë përbërëse e një blloku banimi me tre godina të ngjashme në arkitekturë dhe funksionalitet. Ky bllok është konceptuar si një bllok modern me godina 7 dhe 8 katëshe ku funksioni kryesor është banimi, por duke lënë edhe hapësira të nevojshme për shërbime, zyra dyqane, një kat hotelerie, si dhe dy kate parkimi nëntokësor.
Godina ndodhet në zonën e “Oxhakut”, pranë kryqëzimit të Rrugës “Zihni Sako” me Rrugën “Xhanfize Keko”, vetëm 2.4 km nga qendra e Tiranës.