RINDËRTIMI I NJËSIVE TË BANIMIT TEK “ZONA E RE PËR ZHVILLIM VALIAS”, BLLOKU 2, OBJEKTET 1 – 6
Vendndodhja: Valias, Tiranë / Shqipëri
Kohëzgjatja e kontratës: 2021 – 2022
Klienti: Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Sipërfaqja e ndërtimit: 8,597 m2
Detyra: Ndërtimi me çelësa në dorë i 6 godinave 4-katëshe.
Tipi i kontratës: Projektim, Ndërtim me çelësa në dorë
Ky projekt ndërtimi u porosit në kuadër të rindërtimit të banesave për familjet e prekura nga tërmeti i vitit 2019.
Këto 6 godina banimi 4-katëshe me ambientet e parkimit dhe sistemimet e gjelbërimet përreth u ndërtuan për një afat shumë të kufizuar kohor në mënyrë që t’u viheshin në shërbim familjeve të cilat humbën shtëpitë e tyre prej tërmetit.
Godinat u ndërtuan me sistem termo-izolimi kapotë, izolim akustik ndërmjet apartamenteve, hapësira të gjelbra përreth dhe parkim nëntokësor.