PROJEKTIMI & NDËRTIMI I “XHAMISË PERSIANE” NË ASHRAF 3, MANËZ
Vendndodhja: Ashraf 3, Manëz, Durrës | Shqipëri
Kohëzgjatja e kontratës: Dhjetor 2021-Prill 2022
Sipërfaqja e ndërtimit: 250 m2 + 400 m2
Klienti: International Liberty Association
Detyra: Ndërtim me çelësa në dorë i një objekti kulti
Tipi i kontratës: Ndërtim me çelësa në dorë
Ky objekt kulti është investim i huaj që shërben si shtëpi besimi për qytetarët Iranianë të mërguar të cilët jetojnë në Ashraf 3, zonë e ndërtuar enkas për banim për këta qytetarë.
U zhvilluan punimet e seksionit hyrës të xhamisë bashkë me dy minaret në anët e portës hyrëse. Gjithashtu u ndërtua edhe struktura metalike mbajtëse e çatisë dhe kupola e ndërtuar me strukturë metalike dhe xham të tejdukshëm.